Jazz Jennings

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jazz Jennings gjatë Paradës së Nju-Jorkut në 2016

Jazz Jennings (lindur në 6 tetor 2000)[1] është një personalitet i njohur amerikan në kanalin e Youtube si dhe aktiviste për të drejtat LGBT.[2][3] Jennings është një adoleshente transgjinore dhe e njohur si një ndër personat më të rinj në moshë që kanë dalë hapur si pjesë të komunitetit trans, si dhe personi më i ri në moshë që është shndërruar në një figurë publike kombëtare për komunitetin transgjinor.[4]

Jennings arriti të njihet në opinionin publik në vitin 2007 përmes një interviste me Barbara Walters, të transmetuar në kanalin 20/20. Christine Connelly, anëtare e bordit të drejtorëve për Aleancën e Gejve, Lezbikeve, Biseksualeve dhe Transgjinorëve u shpreh: “Ajo është personi i parë i ri në moshë që arrin të marri vëmendjen mediatike në nivel kombëtar, kjo pasi arriti përmes daljes televizive të artikulojë perspektivat e saja dhe pafajësinë që e karakterizon një person të kësaj moshe”. Prindërit e saj e kuptuan se Jennings identifikohej më shumë si vajzë sesa si djalë që në momentin që ajo nisi të flasi.[5]

Jennings është bashkë-themeluese e fondacionit “TransKids Purple Rainbow”, të cilën ajo dhe prindërit e saj e themeluan në 2007 për ti ofruar asistencë rinisë transgjinore. Në 2013 ajo themeloi Purple Rainbow Tails, një kompani në të cilën ajo mbledh para për të ndihmuar ekonomikisht fëmijët transgjinorë.

Jennings publikon rregullisht një seri videosh në Youtube për përditshmërinë nga jeta e saj, të titulluar “I Am Jazz”, duke e shndërruar atë në një prej vajzave transgjinore më të vogla në historinë e këtij komuniteti që kanë dalë hapur dhe kanë folur për çështje të komunitetit.[6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Instagram post". Instagram. 6 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Nichols, James Michael (14 mars 2015). "Jazz Jennings, Transgender Teen, Becomes Face Of Clean & Clear Campaign". The Huffington Post. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Grinberg, Emanuella (19 mars 2015). "Why transgender teen Jazz Jennings is everywhere". CNN. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Grinberg, Emanuella. "Why transgender teen Jazz Jennings is everywhere - CNN". CNN. Marrë më 20 shkurt 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Goldberg, Alan B.; Adriano, Joneil (27 prill 2007). "I'm a Girl: Understanding Transgender Children". ABC News. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Transgender Teen Jazz Jennings Will Star in TLC TV Series 'I Am Jazz'". The Learning Channel. Marrë më 7 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)