Jerina Dushmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jerina ose Irene Dushmani ishte një princeshë arbërore, e bija e zotërisë feudal Lekë Dushmani.

Sipas Barletit, gjatë dasmës së Mamica Kastriotit me Muzakë Topinë, në gjendje të dehur Lekë Dukagjini me Lekë Zaharinë u ngatërruan për dorën e Jerinës, më pas ajo parapëlqeu Zaharinë, por kjo nuk u pranua nga Dukagjini dhe i ngriti pusinë që e vrau.[1] Sipas kronistit Stefano Magno, vrasjen e bëri Nikollë Dukagjini.[2]

Princesha nuk pranoi propozime për martesë pas vrasjes së Zaharisë dhe bëri jetë murgeshe në Sardenjë, duke lënë amanet që pas vdekjes eshtrat t'ia shpjerin në Danjë pranë varrit të dashurisë së saj së përjetshme, Lekë Zaharisë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Noli, Fan (1947). George Castroiti Scanderbeg (1405-1468) (në anglisht). International Universities Press. fq. 39.
  2. ^ Božić, Ivan (1979), Nemirno pomorje XV veka (në serbisht), Beograd: Srpska književna zadruga, fq. 364, OCLC 5845972, Никола Дукађин убио је Леку Закарију. Према млетачком хроничару Стефану Мању убио га је "у битки" као његов вазал. Мада Барлеције погрешно наводи да је убиство извршио Лека Дукађин