Jeton Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dr. Jeton Kelmendi
Kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve BOGDANI
Të dhëna vetjake
U lind më27 nëntor 1978
Peja, Kosovo Kosova
NënshtetësiaShqiptar
FëmijëtFjala Kelmendi
Noid Kelmendi
PunësimiShkrimtar, Akademik, Profesor universitar
Nënshkrimi


Jeton Kelmendi, akademik, poet, dramaturg dhe publicist, profesor universitare lindi më 1978Pejë, jeton dhe punon në Bruksel dhe Prishtinë.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi më 1978 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Komunikim Masiv në Prishtinë, kurse studimet post-diplomike në ULB - Universitetin e Brukselit (Politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë). Master-in e dytë e bëri për diplomaci, ndërsa Doktoratën për "Ndikimi I medieve në politikat e sigurisë në BE", është profesor në Klegjin Universitar AAB. Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime.[1] Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike, sidomos që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare. Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një sërë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në më shumë se 25 gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji ndërkombëtare, duke bërë kështu të jetë poeti më i përkthyer shqiptar. Ai është përfaqësues i denjë i poezisë moderne shqiptare, është thënë nga kritika letrare. Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare të poetëve dhe bashkëpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos në gjuhët angleze, franceze, spanike dhe rumune. Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit. Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe vargu eliptik i ndërthurur me metafora dhe simbole artistike. Është veteran i luftës që bëri UÇK-ja më 1998 - 1999. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Shekulli i Premtimeve, 1999, poezi [2]
  • Përtej Heshtjes, 2002, poezi
  • Në qoftë mesditë, 2004, poezi
  • Më fal pak Atdhe, 2005, poezi
  • Ku shkojnë ardhjet, 2007, poezi
  • Erdhe për gjurmë të erës, 2008, poezi
  • Koha kur të ketë kohë, 2009, poezi [3]
  • Rrugëtimi i mendimeve, 2010, poezi [4]
  • Thërras gjërat e harruara 2013, poezi

Drama[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zonja Fjalë, 2007, dramë [5]
  • Lojë dhe kundërlojë, dramë, 2011

Shkenca Politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • EU mission in Kosova after its independence, 2010, politikë SHBA [6]
  • Misionet NATO-s dhe BE-së, kooperuese apo konkurruese 2012 politikë SHBA [7]
  • Kohë e keqe për dijen 2012 publicistikë SHBA

Libra në gjuhë tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1. Ce mult s-au rãrit scrisorile / Sa fortë janë rralluar letrat, antologji personale në gjuhën rumune, 2008,
  • 2. Breath / Fryma, botuar në Indi, 2009.
  • 3. Dame parol/drama; botuar në Francë, 2011
  • 4. COMME LE COMMENCEMENT EST SILENCIEUX /(Ku fillon heshtja), poezi; Paris, Francë, 2011 [8]
  • 5. ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ/ (Ku shkojnë ardhjet), poezi, Greqi, 2010
  • 6. Wie wollen /(Si me dashtë), poezi, Gjermani, 2011
  • 7. Nasil sevmeli /(Si me dashtë) poezi, Turqi, 2011
  • 8. A Palavra Evitou o Silêncio/(Fjala kapërcen heshtjen) 2009, Brazil
  • 9. How to reach yourself/(Si ta takosh vetveten), poezi, SHBA, 2010
  • 10. Frau wort (Zonja Fjalë) Dramë Gjemani 2012 [9]
  • 11. "فواصل للحذف " (Tri eliptikat) Poezi Egjipt 2012 [10][11]
  • 12. НА ВЕРХІВ’Ї ЧАСУ (Në krye të kohës) Poezi Ukrainë 2012 [12]
  • 13. в зените времени истлевшего (Një varg maje kohës) Rusi 2013
  • 14. Pensamientos del Alma (Mendimet e Shpirtit) Spanje 2014 [13]
  • 15. Xewnên di dîwêr de (Duhet ditur te duash) Kurdistan-Siri 2015
  • 16. Com Retrobar-Se (Si me dashte) Kataloni 2015
  • 17. Cómo Llegar A Ti Mismo (Si ta takosh vetveten) Argjentine 2015
  • 18. PRESCURTAREA DEPĂRTĂRILOR (Shkurtimi I largesive), Rumani 2016
  • 19. Սկիզբը լուռ է միշտ (Fillimi është gjithmonë i heshtur), Armeni 2015
  • 20. Xewnên di dîwêr de (How to love) poezi Kudristan-Turkey 2015
  • 21. Cómo Llegar A Ti Mismo (Si me dashtë) poetry Argentina 2015
  • 22. Com Retrobar-Se (Si me dashtë) poetry Catalonia 2015
  • 23. Prescurtarea departarilor (Shkurtimi i distancave), poezi Romania, 2016
  • 24. Rănile cuvântului (Plagët e fjalës) poezi Moldavia 2018
  • 25. 思想狩獵愛 (Mendimet gjuajnë fjalët) poezi Taiwan 2018.
  • 26. wybrane wiersze (Poezi të zgjedhura) Poezi në polonisht, Polani 2018.
  • 27. ДИВЉА ЋУТАЊА (Heshtje e egër) poezi Serbisht, Serbi 2018.
  • 28. Daba Ljubavi (Eatg of love) Malazezisht, poezi Mali i Zi 2018.
  • 29. Düsünceye götüren misralar (Si të te njoh) poezi Turqisht Turqi 2018.
  • 30. Cудбински простор (hapësira e fatit), poezi Maqedonisht Maqedoni 2018.
  • 31. Tra realtà e sogno (Mes realitetit dhe ëndrrēs) Itali 2019.
  • 32. Čsa ljubezni (Qaste dashurie) Slloveni, 2019.
  • 33. 34首封面 (34 poezi- poemus) poezi Kinë 2013 [14]

Libra të përkthyer nga Jeton Kelmendi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1) Plagët e Bukurisë - Athanase Vantchev de Thracy, bashkëpërkthyes me Gjovalin Kola nga gjuha frënge
  • 2) Hijet e dritës - Skënder Sherifi, përktheu nga frëngjishtja
  • 3) Gjuha e Botës – antologji poetike ndërkombëtare, përkthim nga Anglishtja dhe frëngjishtja
  • 4) E di kush je – Erling Kittelsen, përkthim nga anglishtja
  • 5) Sheshi i shikimeve – antologji poetike ndërkombëtare, përkthim nga Anglishtja dhe frëngjishtja
  • 6) Vetmia e erës nga Bill Wolak, përkthim nga origjinali Anglishtja.
  • 7) Trokas në mendjen tënde nga Alicja Kuberska, Poland, Përkthyer nga Anglishtja.
  • 8) Tingujt e Mendimeve nga Lee Kuei-shien, Taiwan. Përkthyer nga Anglishtja.
  • 9) Emrimi i gjërave nga Zhang Zhi Diablo (kinë), Përkthyer nga Anglishtja.
  • 10) Kam mësuar ca gjëra nga Ataol Behramoglu. Përkthyer nga Anglishtja.
  • 11) Pakti Im Testament nga Ernesto Kahan (NOBELIST), përkthyer nga Anglishtja.
  • 12) Destinacioni nga Fernando Rendon (Kandidat NOBEL), përkthyer nga Anglishtja.
  • 13) Amplituda e probabiliteteve nga Laura Garavaglia, pêrkthyer nga Anglishtja dhe Frëngjishtja.
  • 14) Rreth dy botëve, nga Maria Miraglia, përkthyer nga Anglishtja.
  • 15) Regjister i shkruar nga domethënia nga Tendai Rinos Mwanaka, përkthyer nga Anglishtja.

Libra për Jeton Kelmendin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Poeti Shqipatr", sipas studiuesve të huaj dhe vendas nga Dr. Irena Gjoni [15][16]

Kopertina të librave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmime ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Neruda Awards
  • I. Doctor Honoris Causa nga Instituti i Studimeve Ukrainiane dhe Kaukazit, i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ukrainës, 2012. [17]
  • II. Doctor Honoris Causa nga Universiteti Nacional Del Este, Paraguaj, 2017
  • III. Çmimi i madh ndërkombëtar “Solenzara” Paris" 2010 [18]
  • IV. Çmimi Ndërkombëtar “Nikolaj Gogol Triumf”, Ukraine 2013 [19]
  • V. Çmimi Ndërkombëtar “Aleksandri i Madh”, Greqi 2O13 [20]
  • VI. Çmimi Ndërkombëtar “World Poetry” Bosnje dhe Hercegovinë 2013 [21]
  • VII. Çmimi Ndërkombëtar “Përkthyes i vitit” Kinë 2013 [22]
  • VIII. Çmimi Ndërkombëtar “Ludwig Nobel” Udmurtu Rusi 2014 [23][24]
  • IX. Çmimi Ndërkombëtar “Naji Naman” Liban 2014 [25]
  • X. Çmimi kombëtar Mitingu i Poezisë "Din Mehmeti" - Gjakovë 2011
  • XI. Çmimi Kombëtar “Nënë Tereza” për ndërkombëtarizimin e letërsisë shqiptare Gjakovë- Kosovë 2014. [26]
  • XII. Çmimi Ndërkombëtar “Mihai Eminescu”, Kraiovë – Rumani 2016.
  • XIII. Çmimi Ndërkombëtar “Poet i viti 2016” Fondacioni Nderkombetar Softly.
  • XIV. Çmimi Ndërkombëtar “Ambasador i Paqes”, Fondacioni për paqe, World Institute for Peace, Nigeri 2017.
  • XV. Çmimi Ndërkombëtar “World Icon of Peace”, nga Instititi Ndërkombëtar i Paqes, Nigeri, 2017.
  • XVI. Çmimi Ndërkombëtar “World Literature”, in Kazakhstan, 2017.
  • XVII. Çmimi Ndërkombëtar “Poet i vitit” nga Akademia e Shkencave, Arteve dhe Leterësisë Evropiane, Paris Francë, 2018.
  • XVIII. International Prize “Prize of the Academy”, European Academy of Arts, Sciences and Literture, Paris 2018.
  • XIX. Çmimi “Matthew Arnold Award”, Indi 2018.
  • XX. Çmimi Pablo Neruda, Itali, 2019.
  • XXI. Çmimi Big World Name in Literature, Mongoli 2020


Anëtar i institucioneve ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Salsburg
  • 2. Anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionit të Evropës, Bruksel
  • 3. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Paris [27]
  • 4. Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Ukrainës, Kiev [19]
  • 5. Anëtar i PEN Qendrës së Belgjikës, Belgjikë Bruksel [28]
  • 6. Anëtar i Akademisë Ndërkombëtare “Mihai Eminescu”, Rumani.
  • 7. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Euroazisë, Turqi
  • 8. Anëtar i Akademisë Botërore të Arteve dhe Kulturës, ShBA.

Mendime shkurt për Kelmendin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Emri i Jeton Kelmendit në poezi është pjesa që i jep kuptim këtij arti, ndërsa poezia e këtij autori evropian është e madhe dhe shumë dimensionale. Poeti Kelmendi ka aq fuqi te të fus brenda artit të tij poetik, saqë ta krijon bindjen se fjalët e tij janë të gjalla dhe nuk mund tu largohesh së lexuari.

- Prof. Ernesto Kahan, Izrael, Profesor Emeritus Çmimi NOBEL për paqe

  • Ekziston një gjë shumë e dukshme, tashmë në leximin e parë të poezive të Jeton Kelmendit, ai i jep rëndësi të jashtëzakonshme dashamirësisë, arsyeve të jetës, ndjenjave, zemrës, shkurt, pa marrë parasysh, ose në ritualet, duke qëndruar vazhdimisht në një diktim të qartë dhe të freskët të metaforave, analogjive, imazheve që dinë të japin arsyet për poezinë e tij, që dinë të ringjallë dhimbjen, magjinë, dramën, tragjedinë, bukurinë.

- Dante Maffia, Itali Kandidat NOBEL

  • Krijimi i poezisë nga poeti kosovar Jeton Kelmendi ka këtë lloj të shprehjes. Në njërën anë, ai ka përjetuar historinë e trishtuar të vendit dhe familjes së tij, dhe në anën tjetër, ai ka zhvilluar arritjet e tij akademike, të cilat e bëjnë atë të aftë të hulumtojë qenien e jetës, të ndjekë kuptimin e esencës së dashurisë dhe të mendojë për vizionin e së ardhmes. Dashuria e tij përfshin dashurinë ndaj atdheut, vendlindjes, të afërmve dhe miqve. Poezia e tij zbulon që konflikti në Kosovë në fund të shekullit 20 ka shkaktuar një ngatërresë në gjendjen e luftës dhe pas paqes, ai e kujton trishtimin e asaj periudhe.

- Prof. Dr. Lee Kuei-shien(Tajvan) Kandidat çmimi Nobel

  • Jeton Kelmendi është një pagëzues i mrekullueshëm poezish, të cilat na shtangin me aftësinë e tij të rrallë të përdorimit të simboleve, që bëjnë të vibrojë imagjinata dhe të vijnë në jetë metafora krejtësisht origjinale me një rrjedhshmëri plot delikatesë. Aftësi kjo e krijuesve me talent të madh.[29]

- Akademik Athanase Vantchev de Thracy, Paris

  • Jeton Kelmendi na çon në shekullin njëzet e një, me një zë që po bëhet gjithnjë më i madh,

Fjalët e tij operojnë mirë në gjuhë tjetër dhe amnore ose në përkthim arti i tij i përkthyer në 22 gjuhë anembanë botës dëshmon për vlerat artistike që ka ky autor shqiptar. - Poet Christopher Lawrence, Londër

  • Kelmendi është një baptizues i mrekullueshëm i fjalës dhe mendimit të fuqishëm artistik

- Dr. RICHARD A. BROSIO, Universiteti i Miçiganit Profesor emeritus, SHBA

  • Jeton Kelmendi në përmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“ ka paraqitur përvojën njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj atdheu , dashuria dhe ëndrra.

- Dr. Sherif Algayar, Kairo Egjipt

  • Ky poet, mbyll çdo gjë në brendësinë e tij, në mënyrë që atë të mos e ruaj harresa, sikur sipas tij harresa vjen nga jashtë dhe jo nga brenda

- Poete Heba Essam, Egjipt

  • Kur lexon poezinë e Jeton Kelmendit duhet një kujdes i veçante për ta kuptuar atë, pasi qe kemi të bëjmë me një mjeshtër të madh, njërin nder poetet më njohur evropian të ditëve tona.

- Poet dhe kritik Letrar Rasem Al-Madhoon, Siri

  • Thellësisht natyrë lirike, poezia e Kelmendit duket se njëkohësisht , tenton të rikrijojë një univers Epik, të marrë nën kontroll një kohë të ri-dëshiruar e gjendur në kontakt me tharmin shpirtëror, të përmbytur nga fjalët.

- Dr. Dmytro TCHYSTIAK, Kiev Ukraine

  • Duke u bazuar në një ndjesi estetike të persosur, dhe duke qenë një shpirt i pajisur me emocione të rafinuara/kontrolluara përmes studimit, meditimit dhe leximit, vëllimi Mendimet e shpirtit më duket të jetë një këngëtim, muzikaliteti poetik dhe përmbajtja e së cilës e afron, kompozicionalisht, me formulën e vetëqëndrueshme të këtij komponimi artistik.

- Shkrimtare Monica Mureşan Romania

  • Jeton Kelmendi është poet që hapin e perë ne poezi e bën me fuqine e heshtjes. Kur e lexojmë poezinë e tij, kemi përshtypjen se Univerzumi i tij poetik nuk korespondon me entuzijazmin tonë, dhe nuk mundemi apriori të mbeshtetemi në egzaltimin tonë. Refkleksioni në vargje që kanë një ritëm të shpejtë, na bën qe të bëjmë një marëveshtje fenomonologjike me ato vargje elokuente dhe ti shqyptojme vargjet mbrenda në ne para se ti përkthejmë.

- Dr. Saso Ognanovski, Maqedoni

  • Nuk është vështirë, pra të hetohet se kjo botë poetike në një masë të caktuar është relatizuar përmes takimeve, përjetimeve dhe udhëtimeve , që është si qëndrim kreativ aq shumë i përshtatshëm për inspirim dhe për përvoja të reja poetike. Në këtë sens, vargjet e Jeton Kelmendit nuk janë vetëm prezentim individual dhe çështje e natyrës se brendshme, respektivisht botë në vete, aq sa janë paraqitje individuale dhe çështje për prezencën e botës në vete dhe të vetes në botë.

- Dr. Milutin Gjuriçkoviq, Serbi

  • Kjo poezi është e organizuar mbi parimet artistike, të cilat shtrihen nga e jashtmja kah e brendshmja , nga akcioni drejt introspektimit. Për poezinë dhe prozën bashkëkohore shqiptare është karakteristike se përfaqësuesit më të rëndë- sishëm shpesh kanë jetuar në qendrat kulturore jasht kufinjve të shtetit vetanak, por realizimet e tyre kanë mbetur tregues i suksesshëm i ndërtimit të strukturave të hapura ndaj rrymimeve moderne të literaturës evropiane.

- Prof. dr Sofija Kaleziq, Mali I Zi

  • Poeti Kelmendi na impresionon, në ketë mënyrë ai fletë për një gjë dhe në fund të poezisë zbulojmë se është duke folur për një gjë tjetër, kjo mënyrë shpërndahet në gjithë koleksionin, duke I dhënë karakteristikë të veçantë poetit.

- Akademik. Prof. Dr. Khazal Almajidi, Irak

  • Jeton Kelmendi në orën aktuale është poeti më i përkthyer shqiptar në gjuhë të huaja. Ai buzëqesh me gojën e të tjerëve, qan me lotët e të tjerëve, poezia e tij duke lënë përshtypjen se i drejtohet gjithmonë njërit lexues, ç’prej se ekziston bota, apo ç’prej tani e më shumë shekuj, për t’i folur botës për kohën e tij, për përjetimet e tij, për të dashurën e tij.

- Akademik. Prof. Dr. Nicolae Dabija, Moldavi

  • “Jeton Kelmendi përqafon një poezi “Direkte” që nuk përsëritet në metáfora apo burime të tjera të ngjashme për të shprehur atë që dëshiron. Ndoshta, nga eksperienca e luftës kundër Serbisë që atdheu i tij ka vuajtur në fundin e shekullit të kaluar, fermenton një kuptim të lartë të humanizmit dhe të dinjitetit, (,,,) në përmbledhje, një poezi që nuk kërkon një deshifrim erudit ose burimi i interpretimeve ezoterike, mjafton të lexohet dhe shijohet.”

- Jorge Oscar Bach, Argjentinë

  • Bota e dashurisë e Kelmendit është e mbushur me simbole. Autori sillet më shumë në botën e përmbledhjeve se sa konkreteve, hapësirës sesa realiteti i ndërtuar, ai është një Odise moderne që ka eksploruar thellësitë e jetës dhe të dashurisë. Kelmendi kryen një operacion të mendimit; ai është vazhdimisht duke kujtuar një bukuri të tejmadhe, ajo po e zgjeron dhe e përjetëson atë.

- Stanisław Stanik, Poloni

  • I ndodhur në pragun e maturitetit të tij artistik, Jeton Kelmendi e ka pasuruar poezinë e Europës (aq egoiste dhe globalizuese), me vargun e tij jashtëzakonisht të gdhendur e të latuar (porsi një diamant i çmuar), me meditimet e tij interogative për destinin e njeriut dhe të planetit, duke e aureoluar dashurinë, emocionin dhe të bukurën që gjendet në çdonjërin prej nesh, në kohën kur duhej të vijë poeti dhe t’i nxjerrë në dritë, nëpërmjet fjalëve të lindura madje nga mishi e gjaku i tij.

- Akademik Ion Deaconescu, Rumani

  • Mund të thuhet se poezia e Jeton Këlmendit është një poezi e dualitetit. Ajo endet e noton midis dy ujrash: unë dhe dubli i tij, ndjesitë dhe retorika, arësyeja dhe mungesa e arësyes, dashuria dhe lufta. Dhe kjo punë e bërë mbi gjuhën përpiqet t’i pajtojë këto kundërshti.

- Nicole Laurent-Catrice, Francë Shkrimtare dhe përkthyese

  • Edhe pse Jeton Kelmendi shquhet për krijimtarinë e tij të begatshme multidisiplinare artistike, vëllimore dhe cilësore, megjithatë vjershërimi është disiplina e tij më e preferuar. Vjershërimi, si shtytje e fuqishme shpirtërore, rrugëtoi pandërprerje nga lashtësitë e qytetërimeve më të mëdha, duke dhuruar vepra të amshueshme të autorëve të amshueshëm. Jeton Kelmendi, ndërkaq, gërsheton poezi autentike me ndërthurje vjershash inventive që transliterojnë në verbale rrjedhën e ndodhive shoqërore, me forcën e peizazhit imagjinativ piktural të mjedisit mahnitës rugovian dhe me rezonanca mbresëlënëse të ujëvarave që shpërthejnë nga një konstelacion kanjonesh të thepisura kreshnike gjithandej nga lartësitë e Bjeshkëve të Nemuna.

- Prof. Shyqri Nimani, Prishtinë

  • Kreativiteti nuk ka kufi, nuk ka hamendje dhe nuk ka besueshmëri të paracaktuar. Vetëm siguron pushim të kthjellët mes pesimizmit ekzistues. Jam i ngazëllyer të shkruaj mendimet e mia për Dr. Jeton Kelmendin, një poet i shquar nga Brukseli, Belgjikë.

Dr. Rajdeep Chowdhury - Akademik, shkrimtar dhe redaktor, Indi


  • Një poet lirik që padiktueshëm të fut në botën e tij artistike dhe të jep kënaqësi kur e lexon.

- Dr. Taner GÜÇLÜTÜRK

  • Poezia e Kelmendit është një poezi sa e sensibilizuar ndaj akteve më intime të marrëdhënieve njerëzore, po aq edhe ndaj atyre sublime e dramatike.

- Dr. Irena Gjoni, studiuese shkrimtare

  • Bukuria e poezisë së Jeton Kelmendit, gjendet gjithashtu në fjalë. Nuancat stilistike nuk janë të fshehura në kombinimin e fjalëve në vargje, por janë të integruar në brendësi të vetë fjalëve, si gjetje identike në korpusin e gjuhës. Muza e Kelmendit, na thërret jo vetëm në emër të poezisë por mbi të gjitha në emër të vlerave njerëzore, koncesionet e jetës dhe vdekjes.

- Albert Nikolla, Kritik letrar dhe shkrimtarë

  • Duke marrë në konsideratë poezinë e Jeton Kelmendit, natyrshëm shihen disa figura poetike që lidhen me timbrin dhe funksionin tingëllor të poezisë.

- Fatmir Terziu, Studjues

  • Poezinë e Kelmendit e karakterizon perceptimi specifik për të bukurën, nën substratin e së cilës ndeshen perceptimet për kategoritë e shumta të saj.

- Mr. Ndue Ukaj

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Biography of Jeton Kelmendi". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Books". Jeton Kelmendi. 2009-07-15. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Koha kure te kete kohe - Picture". Unitedworldpoets.com. 2013-06-24. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2013. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "RRUGÀTIMI I MENDIMEVE". Marrë më 1 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "ZONJA FJALÀ - DRAMÀ". Marrë më 1 tetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "The Eu Mission In Kosovo Post-Independence". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Misionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, konkurruese apo bashkëpunuese". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "harmattan.fr". harmattan.fr. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Frau Wort". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "دار شرقيات للنشر و التوزيع". Darsharqiyat.com. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2013. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "aleftoday.com". Darsharqiyat.com. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "НА ВЕРХІВ'Ї ЧАСУ". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Pensamientos del Alma". Marrë më 2014-03-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "The Earth Culture Pres". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Poeti shqiptar". Dudaj. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Poeti shqiptar". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Єтон Келменді". Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2014. Marrë më 18 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Jeton Kelmendi". Institutcultureldesolenzara.org. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2016. Marrë më 2013-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ a b "Названо лауреатів міжнародної літературної премії «Тріумф» за рік". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Gazeta Nacional". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 15 janar 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ ""Under The Shade of Memory" Poem". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Translator of the year". Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2014. Marrë më 18 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Ludwig Nobel". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Чернігівське подружжя – лауреати Малої Нобелівської нагороди". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Naji Naaman's Literary Prizes 2014". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Koha ditore" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 nëntor 2014. Marrë më 18 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "EUROPEAN ACADEMY SCIENCES ARTS LETTERS". Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2014. Marrë më 18 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Pen Club Francophone de Belgique". Arkivuar nga origjinali më 16 tetor 2014. Marrë më 18 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Mendime për poezinë e Jeton Kelmendit". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)