Jump to content

Jeton Neziraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Neziraj

Jeton Neziraj është një dramaturg nga Kosova. Ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit Artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës [1] dhe tani është drejtor i Qendra Multimedia, një qendër produksionesh kulturore me qendër në Prishtinë.[2]

Formimi profesional

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka shkruajtur rreth 15 pjesë teatrale të cilat janë vënë në skena të vendeve të ndryshme në Europë por edhe në SHBA. Shkrimet dhe dramaturgjia e tij është përkthyer në më shumë se 10 gjuhë, duke përfshirë këtu: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, sllovakisht, maqedonisht, sllovenisht, kroatisht, rumanisht, spanjisht, turqisht, bullgarisht, serbisht si dhe në gjuhën boshnjake. Drama e tij “Liza po fle” fitoi çmimin e parë në një konkurs kombëtar për shfaqjet teatrale shqiptare, një konkurs i organizuar nga shtëpia botuese “Buzuku” si dhe pati premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në 2007. Ai ka shkruar shumë skenarë tetral të cilët janë prodhuar dhe ekranizuar më pas në Kosovë. Ai ka shkruar skenarin e filmit me metrazh të gjatë “Donkey of the border”, i cili pati premierën e tij në tetor 2010 dhe që prej atëhere është shfaqur në dhjetëra festivale ndërkombëtare.

Neziraj është autor i shumë artikujve mbi çështje të politikës dhe kulturës,[3] të publikuar në revista dhe gazeta kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është gjithashtu autor i disa librave, duke përfshirë dhe një libër mbi aktorin e famshëm kosovar Faruk Begolli. Neziraj është themelues dhe drejtor i Qendra Multimedia, një kompani produksionesh kulturore me qendër në Prishtinë. Neziraj ka qenë pedagog i Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës përgjatë periudhës 2007-2008. Ai ka mbajtur fjalime si dhe ka zhvilluar punëtori mbi teatrin në dhjetëra festivale, konferenca dhe universitete në botë.

Si dramaturg Neziraj ka punuar ngushtësisht me teatro [4] dhe kompani si përshembull: Volkstheater (Vjena, Austri), Teatri Kombëtar i Uellsit (Cardiff, Uells), Teatri KOmbëtar i Montenegros, Luzerner Theater, Teatri Kombëtar i Kosovës (Prishtinë), Teatri Kombëtar i Maqedonisë (Bitola),Hessisches Staatstheater Wiesbaden(Wiesbaden, Gjermani), Teatri i Luzerner (Luzern, Zvicër), Festivali Nëdrkombëtar i Teatrit MESS (Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë), Teatri Bitef (Beograd, Serbi), Teatri shqiptar i Dramës (Shkup, Maqedoni), Teater de Vill (Stokholm, Suedi), The Internationalists (Nju-Jork, SHBA), Markus Zohner Theater Company (Lugano, Zvicër), L'Espace d'un instant (Paris, France), Gare au Théâtre (Paris, Francë), Teatri Oda (Prishtinë), Geral W. Lynch Theater(Nju-Jork, SHBA), theater nomad Arkivuar 16 korrik 2011 tek Wayback Machine(Londër, Britani e Madhe), Yale Drama Coalition (New haven, SHBA), Teatri i kukullave "Dodona" (Prishtinë) etj.

Ai është pjesëtar i Parlamentit Europian Kulturor si dhe koordinator i Kosovës në rrjetin kulturor EURODRAM. Ai ka qenë pjesëtar bordi në festivalin e Dokufest (Prizren) dhe suportues financiar nga Kosova i pjesëve tetrale të reja nga Festivali Europian në Wiesbaden.

Me dramën “Liza po fle” ai fitoi çmimin e parë në konkursin “Buzuku” si drama më e mirë shqiptare në 2006. Neziraj është fitues i çmimit në INPO për “Stimulimin e disktuimeve dhe kritikave”. Drama e tij “Fluturim mbi teatrin e Kosovës” fitoi Çmimin Special në edicionin e tetë të JoakimInterFest (2013). Motivacioni i jurisë ndërkombëtare për këtë çmim ishte: “shfaqje guximtare dhe e pakompromentuar”. Ai fitoi çmimin për “Dramën më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Dramës në Ferizaj, 2016, për komedinë “Një shfaqje teatri me 4 aktorë..”[5].

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 10 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.jetonneziraj.com/
  3. ^ http://www.tcgcircle.org/2011/08/the-national-theatre-of-kosovo-in-crisis/
  4. ^ http://www.laertesbooks.org/jeton-neziraj/
  5. ^ http://www.insajderi.com/komedia-kosovare-nje-shfaqje-teatri-4-aktore-te-shfaqet-ne-zvicer/

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]