Jeton Sallahu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeton Sallahu (Vushtrri) është mësimdhënës, profesor dhe historian nga Vushtrria.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeton Sallahu u lind në Vushtrri ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm ndërsa studimet për Histori i mbaroi në Prishtinë më 2011 në Fakultetin Filozofik, ndërsa magjistroi po aty në vitin 2013. Po ashtu në Prishtinë, në Fakultetin e Edukimit mbaroi studimet në Histori-Edukatë Qytetare më 2013, duke qenë tre herë bursist dhe njëherë bursist gjatë magjistrimit për shkak të suksesit të lartë të treguar gjatë studimeve.

Sallahu është i njohur për studimet e tij në fushën e historisë kombëtare, edukatës qytetare dhe të folklorit shqiptar, duke u prezantuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit në organizime të ndryshme shkencore. Aktualisht punon mësimdhënës në shkollën SHMU2 në Vushtrri.

Publikime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Lufta e shqiptarëve për autonomi dhe Kryengritja e Dervish Carës", 2015[1]
  • "Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë, 1", (bashkautor) 2017,[2]
  • "Hasan Prishtina: Jeta dhe vepra", (bashkautor), 2018[3]
  • "Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë, 2", (bashkautor) 2019[4]
  • "Vushtrria gjatë rrjedhave të historisë", 2024[5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Sallahu, Jeton (2015). Lufta e shqiptarëve për autonomi: kryengritja e Dervish Carës. Shtëpia Botuese Faik Konica. ISBN 978-9951-06-553-5.
  2. ^ Sallahu, Jeton; Rexhepi, Burim; Xhema, Bedri; Kastrati, Zahir (2017). Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë: deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Shtëpia Botuese Faik Konica. ISBN 978-9951-06-672-3.
  3. ^ Sallahu, Jeton; Kastrati, Zahir; Krasniqi, Agon (2018). Hasan Prishtina "jeta dhe vepra": përmbledhje kumtesash nga sesioni shkencor (më 8 gusht 2018), me rastin e 85 vjetorit të rënies së Hasan Prishtinës. Shtëpia Botuese "Faik Konica". ISBN 978-9951-06-715-7.
  4. ^ Sallahu, Jeton; etj. "Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë: pjesa e dytë". botimpex.com. Marrë më 2024-04-05.
  5. ^ Sallahu, Jeton (2024). "Vushtrria gjatë rrjedhave të historisë". botimpex.com. Marrë më 2024-04-05.