Lista e monumenteve në Vushtrri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pamja e Vushtrrisë nga Bukoshi

Monumente kulturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Hamami i Vjetër (Vushtrri) Hamami i qytetit në Vushtrri është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë arkitekturale i cili gjendet në qendër të qytetit. Ky hamam, ndoshta i të njëjtës kohë me Xhaminë e Gazi Ali BeutVushtrri (shek. XV) përbën një nga hamamet më të hershme në Ballkan. Sipas burimeve historike, Hamami i Vushtrrisë është ndërtuar në dy faza. Pjesa e ambientit të brendshëm me tri kupola është ndërtuar në shek. XV nga ana e Gazi Ali Beut gjersa pjesa hyrëse me gurë shtufi thuhet se është ndërtuar në shek. XVII. Hamami shërbente si banjë publike për meshkuj dhe femra, të cilët e përdornin me radhë në ditë të caktuara. Sipas vushtrriasve, përveç larjes Hamami është shfrytëzuar nga qytetarët edhe si hapësirë për relaksim, me muzikë dhe shërbim të çajit.[1] 42°49′18″V 20°57′52″L / 42.821667°V 20.964306°L / 42.821667; 20.964306
Hamami i Vjetër në Vushtrri
2 Ndërtesa e Arkivit të Vjetër në Vushtrri Ndërtesa e Arkivit të Vjetër në Vushtrri është një monument i trashëgimisë kulturore në Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër X022 (1140/101010). 42°49′21″V 20°57′53″L / 42.822530°V 20.964660°L / 42.822530; 20.964660
Ndertesa e Arkivit të Vjetër Historik në Vushtrri
3 Kalaja e Vjetër (Vushtrri) Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë arkitekturore në qytetin e Vushtrrisë. Kalaja ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Në burimet historike përmendet si Kala e Vjetër. Kjo nënkupton se Kalaja vertetë është e lashtë. Gjatë historisë Kalaja përmendet nga kronistët dhe gjeografët e ndryshëm. Evlia Çelebiu në shekullin e XVII e përmend Vushtrrinë dhe thotë së më 1389 (792 h) Sulltan Murati I (Gazi Hudavendingar), pas pushtimit e shkatërroi Kalanë. E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot. 42°49′20″V 20°58′03″L / 42.822222°V 20.967500°L / 42.822222; 20.967500
Kalaja e Vjetër në Vushtrri
4 Kompleksi arkitektonik në Gumnisht Kompleksi arkitektonik i Gumnishtit është një monument i trashëgimisë kulturore i cili gjendet në fshatin GumnishtVushtrrisë.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
5 Kulla e Azem dhe Shotë Galicës Kulla e Azem dhe Shotë Galicës është një monument i trashëgimisë kulturore në Galicë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
6 Kulla e Kadri Hysenit Kulla e Kadri Hysenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Ashlan, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Kulla është e ndërtuar në shekullin XIX, nga gurët e gdhendur, në oborrin e gjerë të rrethuar me mur guri. Kulla është dykatëshe, ku përveç dritareve të hapura në formë katërkëndëshi hapje këto të realizuara me kërkesat e kohës, karakterizohet edhe me frëngji të hapur në të katër anët gjë që bënë të kuptohet se Kulla në fillim ndriçohej vetëm nga hapësira e frëngjive duke pasur parasysh rolin dhe funksionin e saj historik të kohës. Kulmi është i mbuluar me qeramidhe. Përveç kullës karakteristike janë edhe objektet përcjellëse të saj prej të cilave dallohen dyert e drurit të mbuluara me kulm, muri i oborrit nga guri si dhe rrethi i pusit (bunarit) të ujit i punuar po ashtu nga guri masiv.
Kulla e Kadri Hysenit- Ashlan
7 Kulla e Zejnullah Beut Kulla e Zejnullah Beut është një monument i trashëgimisë kulturore në Balincë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Kulla një kohë ka shërbyer si shtëpi e banimit e Zejnullah Beut. Ajo është e ndërtuar në fillim të shek. XX, si pjesë e shumë pronave që i kishte në pronësi ky tregtar i pasur. Besohet se objekti fillimisht ishte ndërtuar si vilë pushimore, pasi që familja jetonte në shtëpitë dhe pronat tjera që kishin në rajonin e Vushtrrisë. Si patriot dhe arsimdashës, Zejnullah Beu e la këtë shtëpi të përdoret si shkollë. 42°48′31″V 20°53′25″L / 42.808630°V 20.890357°L / 42.808630; 20.890357
8 Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë) Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Në lagjen “Mustafa” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në pjesën veriore, në distancë nga qyteti i Vushtrrisë 7,5 km, gjendet Mulliri i Zotnisë. Mullirin thuhet se e ka ndërtuar zotëria i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Mulliri i Zotnisë ka shërbyer për bluarjen e drithërave (misër, grurë). Mulliri me dimensionet afërsisht 10 x 5 metra është ndërtuar nga guri i përforcuar nga hatulla horizontale druri me një konstrukt kulmi katërfaqësor të mbuluar me tjegulla mediterane. 42°51′51″V 20°56′28″L / 42.864280°V 20.941134°L / 42.864280; 20.941134
9 Muri i Zotnise (Smrekonicë) Muri i Zotnisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor". Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në një distancë afro 7 km nga qyteti, gjendet Muri i Zotnisë. Murin thuhet se e ka ndërtuar Zotnia i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Muri rrethues ka pasur karakter mbrojtës për objektet që rrethonte ai. I ndërtuar nga gurët e formësuar arrinte lartësi deri në 4 m, i mbuluar me kulm dyfaqësor me konstruksion druri të veshur me tjegulla meridianë. Thuhet se zotnia ka qenë një pasanik i kohës, por në të njëjtën kohë ka qenë edhe si administrator i këtij fshati.
10 Ura e gurit (Vërnicë) Ura e Vjetër e Gurit në Vërnicë (Vrri) është një monument i trashëgimisë kulturore në Vrri (Vërnicë), Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
11 Ura e Gurit (Vushtrri) Ura e Vjetër e Gurit është një monument tjetër i vjetër i trashëgimisë kulturore i cili gjendet në qytetin e Vushtrrisë. Ura gjendet në pjesën veriperëndimore të hyrjes së qytetit. Sipas hulumtimeve të fundit llogaritet të jetë ndër urat më të vjetra të llojit të vetë në Kosovë. Ajo lidhte fshatrat e rrëzë Çyçavicës me qytetin e Vushtrrisë dhe nëpërmes Grykës së Klysyrës e lidhte Rrafshin e Kosovës me rajonin e Drenicës. Po nëpër këtë urë kalonte edhe rruga e cila e lidhte qytetin e Vushtrrisë me stacionin e trenit në fshatin Shtruerë. Urën e Gurit në Vushtrri e përmendin edhe udhëpërshkrues të ndryshëm të kohës, si psh. francezi Filip Difre - Kane (1573) i cili mes tjerave thot edhe këtë:"...prej aty arritëm në Vushtrri, qytet i madh me xhami të shumta, dhe me urë të madhe të gurit ". Sipas shënimeve osmane të vitit 1873/74, Vushtrria ishte një kasaba me tri xhami, një konak shtetëror ... me dy ura mbi lumin Sitnicë, njëra prej druri e tjetra prej materialit të fortë guror. 42°49′25″V 20°57′37″L / 42.8236°V 20.9603°L / 42.8236; 20.9603
Ura e Vjetër e Gurit
12

Lokalitete arkeologjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Fortesa antike (Gradina e Malokëve) Fortesa Antike në Samadrexhë e njohur edhe si Gradina e Malokëve është një monument i trashëgimisë kulturore në Samadrexhë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 249/71 (3104). 42°49′52″V 21°02′53″L / 42.8311°V 21.0481°L / 42.8311; 21.0481
2 Gërmadhat e kalasë antike dhe mesjetare në Duboc 42°46′40″V 20°53′48″L / 42.777704°V 20.896652°L / 42.777704; 20.896652
3 Gjurmët e vilës romake në Pestovë 42°47′06″V 20°59′56″L / 42.785109°V 20.998956°L / 42.785109; 20.998956
4 Kalaja (Gjyteti) në Strofc 42°42′29″V 20°58′50″L / 42.707994°V 20.980610°L / 42.707994; 20.980610
5 Lokaliteti Arkeologjik "Te jorgovanët"
6 Lokaliteti parahistorik dhe mesjetar në Samadrexhë
7 Lokaliteti Arkeologjik Ligata
8 Lokaliteti arkeologjik në Dobërllukë
9 Lokaliteti arkeologjik në Mirash të Vushtrrisë
10 Lokaliteti Arkeologjik Selishtë
11 Lokaliteti Arkeologjik Selishtë (Çeremidëhane)
12 Vendbanimi parahistorik dhe antikitetit të vonë në Zhilivodë
13

Shtëpi të vjetra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Shtëpia e Shaban Agës
2 Shtëpia e Nezir Hysenit
3 Shtëpia e Familjes Bunjaku - Pantina
4 Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Vushtrrisë afër lumit Tërstenë. Sipas të dhënave historike dhe banorëve lokal shtëpia në fjalë besohet të jetë ndërtuar kah fundi i shekullit XIX, si shtëpi banimi. Në kohën e vonë të Perandorisë Osmane në këtë shtëpi janë vendosur organet e pushtetit komunal (Beledije). Shtëpia edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ka shërbyer si ndërtesë e administratës komunale, më vonë (rreth viteve 1960 - 1970 ) ka shërbyer si ambulancë, e pas vërshimeve të ujit në vitin 1978 shtëpia është shfrytëzuar për strehim nga familjet që kanë pasur dëmtime nga vërshimi.[3]
Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit
5 Shtëpia e Zymer Musiqit
6

Monumente fetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Kisha mesjetare në Smrekonicë Kisha mesjetare në Smrekonicë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
2 Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë është një monument i trashëgimisë kulturore në Samadrexhë, Vushtrri.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturale" dhe Arkeologjike.
Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë
3 Teqja e qytetit (Vushtrri) Teqja ose tyrbja e qytetit gjendet në parkun e qytetit të Vushtrrisë, afër shkollave të mesme. Arkitektura e saj është në formë të tetëkëndshit, brenda së cilës gjinden gjashtë varre, të cilët konsiderohen të jenë varret e shehlerëve, por ka edhe mendime se këto varreza janë të njerëzve që kanë pasur grada të larta ushtarake në kohën e Perandorisë Osmane.
4 Xhamia e Gazi Ali Beut Xhamia e Gazi Ali Beut ndodhet në bërthamen e vjetër të qytetit të Vushtrrisë, në largësi prej 100 m nga Hamami i vjetër. Xhamia u ndërtua nga mesi i shek. XV nga ana e Gazi Ali Beut. Që nga fillimi e deri në ditët e sotme Xhamia gjithherë ka sherbyer si objekt sakral për ritet dhe ceremonitë fetare të komunitetit mysliman. Xhamia përbehej nga salla e lutjeve, me elementet tjera, orenditë e fiksura si dhe minarja. Deri në vitin 1999, edhe pse me disa intervenime të vogla xhamia kishte ruajtur tiparet arkitektonike orgjinale. Me rastin e shkatërrimit të xhamisë në vitin 1999, ajo pas disa muajve u rindërtua duke mos ruajtur asnjë tipar arkitektonik nga orgjinali, përfshirë dhe hapësirat tjera dhe të minares.[4]
Xhamia e Gazi Ali Beut
5 Xhamia Karamanli Xhamia Karamanli është një monument i kulturës në qytetin e Vushtrrisë.
Xhamia Karamanli - Vushtrri
6

Monumente natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Monumente natyrore të mbrojtura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Trungu i shpardhit në Zhilivodë Trungu i shpardhit (Latin: Quercus frainetto) në Zhilivodë si monumnet i natyrës me karakter botanik.
2 Trungjet e dushkut në Druarë Trungjet e dushkut (Latin: Quercus sp.) në Druarë si monumnet i natyrës me karakter botanik.
3 Kompleksi i trungjeve të dushkut në Galicë Kompleksi i trungjeve të dushkut (Quercus sp) në Galicë si monument i natyrës me karakter botanik..
4 Trungu i bungut në Shtitaricë Trungu i bungut (Latin: Quercus petraea) në Shtitaricë (Shtruerë) si monument i natyrës me karakter botanik.
5 Trungu i rrënjës në Dumnicë të Llugës Trungu i rrënjës (Latin: Quercus robur) në Dumnicë të Llugës si monument i natyrës me karakter botanik.
6 Trungu i qarrit në Ceceli Trungu i qarrit (Latin: Quercus cerris) në Ceceli si monument i natyrës me karakter botanik.
7 Burimi i ujit termomineral në Gjelbishtë Burimi i ujit termomineral në fshatin Gjelbisht (Sllatinë)Vushtrrisë si monument i natyrës me karakter hidrologjik.[5][6]
8

Monumente natyrore të propozuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Emri Përshkrimi [7][8] Lokacioni Foto
1 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Bajë (Banjskë) Trungu i bungut (Quercus sp.) në Bajë
2 Burimi i ujit termal në Bajë (Banjskë) Burimi i ujit termal në Bajë
3 Burimi i ujit natyral në Karaçë Burimi i ujit natyral në Karaçë
4 Burimi i ujit natyral në Skromë Burimi i ujit natyral në Skromë
5 Kompleksi i trungjeve të ahut (Fagus sp.) në Kodërflamur (Vesekoc Kompleksi i trungjeve të ahut (Fagus sp.) në Kodërflamur
6 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Ashlan Trungu i bungut (Quercus sp.) në Ashlan
7 Parku i ketrit në Lumkuq (Samadrexhë) Parku i ketrit në Lumkuq
8 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Brusnik Trungu i bungut (Quercus sp.) në Brusnik
9 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Rreznik Trungu i bungut (Quercus sp.) në Resnik
10 Trungu i lisit në Bukosh Trungu i lisit (Quercus)Bukosh është një monument i rrallë natyror me karakter botanik me një perimetër të trungut në bazë prej 3.10 cm (1.22 in) dhe me një gjatësi/lartësi maksimale të kurorës së e tij e cila sillet rreth 22 m (72 ft). Vjetërsia e saktë e tij nuk dihet por supozohet që të jetë rreth 150 vjeçare.
11

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://chwb.org/kosovo/activities/konservimi-dhe-restaurimi-hamamit-te-vushtrrise/?lang=sq
  2. ^ a b c d e f g h i j k LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  3. ^ Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit - Databaza e Trashegimise Kulturore te Kosoves 4.07.2016.
  4. ^ Xhamia e Gazi Ali Beut (Vushtrri) - Databaza e Trashegimise Kulturore te Kosoves 4.07.2016.
  5. ^ Merren në mbrojtje edhe 7 monumente të natyrës, 22 shkurt 2016, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, 21 maj 2019.
  6. ^ Informatë për monumentet natyrore të komunës së Vushtrrisë, 2016/02/01
  7. ^ http://unkt.org/wp-content/themes/unkt-wp-template/dist/pdf/some-facts-on-environment-2011.pdf
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 25 maj 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]