Jump to content

Shtëpia e Shaban Agës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shtëpia e Shaban Agës
LlojiArkitekturore
VendndodhjaVushtri, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3271

Shtëpia e Shaban Agës është një shtëpi banimi dhe monument i trashëgimisë kulturore në Vushtri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Në bërthamën e vjetër të qytetit të Vushtrrisë në afërsi të Shtëpisë së Mahmut Gjinollit në oborrin e gjerë është ndërtuar shtëpia e Shaban Agës. Shtëpia i takon ndërtimit të viteve të fundit të shek. XIX ose fillimit të shek. XX. U ndërtua nga vet pronari Shaban Haxhi Aga i cili ishte një tregtar i pasur i kohës. Shtëpia gjithmonë ka pasur funksion banimi, edhe sot ka po të njëjtin funksion. Shtëpia gjithnjë ka qenë e banuar nga familjarët, të cilit njihen edhe si veteran të arsimit. Shtëpia P+1 e ndërtuar nga gurët, qerpiçi dhe druri parqet stilin arkitektonik tradicional të shtëpisë qytetare të Kosovës me çardak të mbyllur. Shtëpia është e mbuluar me një kulmi shumë faqësor me mbulesë qeramidhe. Përdhesa është me mure guri e destinuar për hapësira ekonomike dhe magazinim, ndërsa kati është i ndërtuar me teknikën e bondrukut i dalur në formë konsolle. Si në eksterier ashtu edhe në enterier shtëpia karakterizohet për elementet funksionale dhe dekorues të punuara nga druri. Shtëpia kryesisht e ruan gjendjen fillestare të ndërtimit.[2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ https://vushtrriacity.wordpress.com/2017/08/01/shtepia-e-shaban-age-haxhiut-ne-vushtrri/

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]