Jump to content

Kulla e Kadri Hysenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kulla e Kadri Hysenit
LlojiArkitekturore
VendndodhjaAshlan, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3380

Kulla e Kadri Hysenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Ashlan, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .

Ashlani si vendbanim përmendet në shek. XV. Sipas të dhënave për herë të parë përmendet në DEFTER-I MUFASSAL-I VILAYET-I VLK të vitit 869 ( Defterin e gjerë kadastral të regjistrimit të vitit 1455). Fshati ishte i njohur me ndërtimin e kullave, por okupatori serb i shkatërroi ato masovikisht, duke i djegur. Kulla është e ndërtuar në shekullin XIX, Kulla e Kadri Hysenit është një kullë e punuar me një arkitekturë të njohur, kullë kjo e punuar nga gurët e gdhendur, në oborrin e gjerë të rrethuar me mur guri. Kulla është dykatëshe, ku përveç dritareve të hapura në formë katërkëndëshi hapje këto të realizuar me kërkesat e kohës, karakterizohet edhe me frëngji të hapur në të katër anët gjë që bënë të kuptohet se Kulla në fillim ndriçohej vetëm nga hapësira e frëngjive duku pasur parasysh rolin, funksionin e saj historik të kohës. Kulmi është i mbuluar me qeramidhe. Përveç kullës edhe objektet përcjellëse të saj, karakteristike janë dyert e drurit të mbuluara me kulm, muri i oborrit nga guri si dhe rrethi i pusit të ujit i punuar po ashtu nga guri masiv. Pronarët e kësaj kulle kanë pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimet historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Në këtë kullë janë zhvilluar shumë ngjarje me rëndësi historike. Këtu janë marr shumë vendime për aksione të luftëtarëve të Lëvizjes kaçake kundër okupatorit serb , të udhëhequr nga Azem Bejtë Galica. Në vitin 2014 u ndërmorën masat emergjente, investitor MKRS.

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]