Jump to content

Kompleksi i Gazi Ali Beut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Gazi Ali Beut diku në vitet e pesëdhjeta

Kompleksi i Gazi Ali Beut i njohur edhe si Vakëfi i Gazi Ali Beut ka qenë një kompleks urbanistik dhe arkitektonik i themeluar kah mesi i shekullit XV në qytetin e Vushtrrisë. Në disa burime quhet edhe Mëhalla e Gazi Ali Beut.

Sipas disa burimeve[1] fillet e Kompleksit Gazi Ali Beu në Vushtrri datojnë diku rreth vitit 1410 kur supozohet se është ngritur Xhamia e Gazi Ali Beut ndërsa sipas disa burimeve tjera kjo xhami është ngritur rreth vitit 1444.[2] Në periudhën 1444 - 1455 pranë xhamisë ndërtohet edhe Hamami i Gazi Ali Beut,[3] mejtepi, medreseja si dhe një varg objektesh tjera përcjellëse.[2] Themelues i kompleksit ka qenë Gazi Ali Beu i cili konsiderohet themelues dhe qeveritar i parë i Sanxhakut të Viçitrinës (1455 - 1462).

Nga gjithë Kompleksi Gazi Ali Beu në Vushtrri deri në ditët tona kanë mbetur Hamami i Gazi Ali Beut, Xhamia e Gazi Ali Beut, Nishani i Mustafë Beut si dhe objekti i KBI në Vushtrri i cili dikur ka shërbyer si mejtep dhe medrese.

  1. ^ Sabri Bajgora & Shemsi Rahimi (2000) Barbaria serbe ndaj monumenteve Islame në Kosovë (Shkurt '98-Qershor '99). Dituria islame, fq. 45
  2. ^ a b Gjocaj, Zenun, etj., red. (2003). Vushtrria - Viciana me rrethinë [Vushtrri - Viciana and its surroundings]. Prishtina: Kuvendi Komunal i Vushtrrisë (Municipal Assembly of Vushtrri). fq. 469–478. OL 27940463M.
  3. ^ Shtylla, Valter (1998). Monumente kulture në Kosovë. Tirana: Botimet Toena. fq. 38–39. ISBN 9789992710272.