Jump to content

Lokaliteti arkeologjik Ligata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lokaliteti arkeologjik antik (Ligata)
LlojiArkeologjike
VendndodhjaBuzëlum, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarRomake
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar236/71
Nr. i referencës3101

Lokaliteti arkeologjik antik (Ligata) është një monument i trashëgimisë kulturore në Buzëlum (Stanoc i Poshtëm), Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 236/71.

Në lokacionin e njohur me emrin Ligata, në fshatin Buzëlum, rreth 50 m nga brigjet e lumit Llap, janë vërejtur mbetje të shumta të materialit të luajtshëm arkeologjik, që supozohet se u takojnë shekujve II dhe III të erës sonë (fragmente tullash romake, qeramikë dhe plastikë arkitekturore). Gjatë gërmimit të terrenit, janë gjetur blloqe të mëdha gurësh, që tregojnë ekzistencën e një ndërtese të madhe, ndoshta një vilë fshatare ose një fortesë romake.

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]