Lokaliteti arkeologjik Ligata
Appearance
Lokaliteti arkeologjik antik (Ligata) | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Buzëlum, Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | Romake |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 236/71 |
Nr. i referencës | 3101 |
Lokaliteti arkeologjik antik (Ligata) është një monument i trashëgimisë kulturore në Buzëlum (Stanoc i Poshtëm), Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 236/71.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në lokacionin e njohur me emrin Ligata, në fshatin Buzëlum, rreth 50 m nga brigjet e lumit Llap, janë vërejtur mbetje të shumta të materialit të luajtshëm arkeologjik, që supozohet se u takojnë shekujve II dhe III të erës sonë (fragmente tullash romake, qeramikë dhe plastikë arkitekturore). Gjatë gërmimit të terrenit, janë gjetur blloqe të mëdha gurësh, që tregojnë ekzistencën e një ndërtese të madhe, ndoshta një vilë fshatare ose një fortesë romake.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine