Shtëpia e Nezir Hysenit
Shtëpia e Nezir Hysenit | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Gumnishtë, Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 4011 |
Shtëpia e Nezir Hysenit është një shtëpi banimi dhe monument i trashëgimisë kulturore në Gumnishtë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stëpia e Nezir Hysenit ndodhet në një distancë prej rreth 11 kilometrash në verilindje të Vushtrrisë, në lagjen “Malet” të fshatit Gumnishtë, Komuna e Vushtrrisë. Koha e ndërtimit të kësaj shtëpie i takon shekullit XX. Shtëpia ka funksionuar si objekt banimi, me etazhe P+1. Kati përdhese ka qenë i ndarë njëri me tjetrin, njëra pjesë ka shërbyer për lënien e bagëtive, ndërsa pjesa tjetër së bashku me oxhak ka shërbyer si kuzhinë e familjes Hyseni. Kati i sipërm ka tri dhoma gjumi, ku çdo dhomë ka hamamxhikun e vet. Të gjitha dhomat kanë dalje në çardakun e hapur të rrethuar me gardh druri dhe shtylla me jastëk të profilizuar. Materiali për ndërtimin e kësaj shtëpie është marrë në fshat. Materiali bazë është guri dhe druri. Në hapësirat e ndriçimit shihen disa intervenime të mëvonshme. Shkallët njëkrahëshe nga druri që lidhin katin përdhes me katin e sipërm janë mjaft të dëmtuara. Konstruksioni i drunjtë i kulmit të mbuluar me tjegulla meridianë në shumë vende është i dëmtuar dhe krijon lagështi në objekt. Shtëpia tani është jashtë funksionit, pra është e pabanuar.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2022. Marrë më 9 tetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine