Lokaliteti arkeologjik Livadhi i Vitoshit
Lokaliteti arkeologjik Livadhi i Vitoshit është një lokacion arkeologjik që ndodhet në fshatin Kullë të Komunës së Vushtrrisë.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në perëndim të fshatit Kullë, një terracë e butë me zbritje të lehtë në drejtim të anës veriore njihet me emrin ‘Livadhi i Vitoshit’. Lokacioni është i rrethuar me ambient bujqësor dhe blegtoral, terraca në lindje kufizohet me kodra të ulëta të ‘Zabelit të Nebihut’, në jug me ‘Shpatin e Thatë’ të rrëzëmaleve të Qyqavicës, kurse në veriperëndim hapet peisazhi i terracave të buta dhe fushave me tokë pune.
Rrëzë anës verilindore rrjedhë një përrua i cekët i cili buron në malet e Qyqavicës. Livadhi i Vitoshit ruan gjurmët e një vendbanimi në një sipërfaqe rreth 0.80ha, të përfaqesuara në radhë të parë, nga tjegulla kaliptere, e së dyti, nga fragmente të pakta të qeramikës të enëve të kuzhinës që janë atipike dhe kronologjikisht të pahetueshme. Gjetjet e tjegullave, në veçanti, gjenden të koncentuara në një sipërfaqe rreth 0.30ha, në juglindje të tarracës. Nga gjetja e tjegllave të tipit kalipter mund të nxirren përfundime të qarta për një qendër, vendbanim të vogël nga epoka e antikitetit.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 183.