Jump to content

Lumi i Tërstenës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grykëderdhja e lumit Tërstena në Silnicë

Lumi i Tërstenës është një degë e lumit Sillnica, që kalon nëpër fshatin TërstenëKomunës së Mitrovicës, prej nga edhe ka marr emrin. Në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij paraqet hapësirën rreth të cilës është zhvilluar qyteti i Vushtrrisë duke e ndarë qytetin në anën veriore dhe jugore. Zona burimore e lumit të Tërstenës shtrihet në shpatet jugperëndimore të Maleve të Kopaonikut dhe sipas karakteristikave gjeomorfologjike, hidrologjike dhe natyrore të shtratit të tij, ekzistojnë predispozita për ndërtimin e së paku një akumulimi artificial të ujit.[1] [2]

  1. ^ "Bie në nivel minimal niveli ujit në Lumin Tërstena në Vushtrri". vushtrriaonline.net. 10 gusht 2018. Marrë më 23 prill 2020.
  2. ^ Trstena sa Geonames.org (cc-by); post updated 2012-01-19; database download sa 2015-05-23