Xhigsou (Didaktikë)
Xhigsou (Jigsaw) e njohur në disa burime edhe si ndërthurja, është një teknikë e organizimit të veprimtarisë mësimore në klasë e cila konsiston në bashkimin e figurave, gjë që i bën nxënësit dhe studentët të varur nga njëri-tjetri dhe në këtë mënyrë i shtyn drejt bashkëpunimit. Ajo i ndan klasat në grupe dhe i ndan detyrat në pjesë të cilat grupi i mbledh për të përfunduar enigmën (bashkimi i pjesëve të figurave). Teknika është hartuar nga psikologu social Elliot Aronson për të ndihmuar në dobësimin e klisheve racore në shkollat e integruara. [1] [2] [3]
Teknika i ndan klasat në grupe të përziera për të punuar në problemet e vogla të cilat pastaj grupi i mbledh për një rezultat përfundimtar. [1] Për shembull, një detyrë në klasë është e ndarë në tema të caktuara. Studentët ose nxënësit më pas ndahen në grupe me nga një anëtar të caktuar për secilën temë. Duke punuar individualisht, secili nxënës (student) mëson për temën e tij / saj dhe prezenton para grupit të tij. Pastaj studentët (nxënësit) mblidhen në grupe të ndarë sipas temave. Çdo anëtar prezanton përsëri në grupin e temave. Në grupe me tema të njëjta, studentët (nxënësit) koordinojnë pikëpamjet dhe sintetizojnë informacionin. Ata hartojnë një raport përfundimtar dhe në fund, grupet dëgjojnë prezantimet nga secili anëtar. Prezantimet përfundimtare u japin të gjithë anëtarëve të grupit nga një përmbledhje të materialit të tyre, si dhe gjetjet që kanë dalë nga diskutimi në grupet për temat specifike.
Xhigsou është një teknikë kooperative e të mësuarit rreth llogaridhënies individuale dhe arritjes së qëllimit të ekipit.[4] Kjo teknikë rrjedh nga loja jigsaw puzzle e cila kërkon bashkimin e pjesëve të figurës (detyrës) për të formuar një figurë të plotë, pra është e ngjashme me jigsaw puzzle.[5] Detyra është e ndarë në pjesë e gjithashtu edhe klasa është e ndarë në numër të njëjtë të grupeve të detyrave.[6] Secili grup ka tema dhe detyra ose pjesë detyrash të ndryshme.[7][8]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Lestik, M. & Plous, S. (2012) Jigsaw Classroom2012
- ^ Aronson, E. jigsaw.org Jigsaw Basics5 December 2012.
- ^ Perkins, D. V. & Tagler, M. J. (n.d.) Jigsaw Classroom. Retrieved December 5, 2012
- ^ (2015). Education world .Retrieved from http://www.educationworld.com/a_curr/strategy/strategy036.shtml
- ^ (2015). Education world .Retrieved from http://www.educationworld.com/a_curr/curr287a.shtml
- ^ (2015). The Jigsaw Classroom. Retrieved from https://www.jigsaw.org/
- ^ (2015). readwritethink. Retrieved from http://www.readwritethink.org/professional-development/strategy-guides/using-jigsaw-cooperative-learning-30599.html
- ^ (2015). Pedagogy in action. Retrieved from http://serc.carleton.edu/sp/library/jigsaws/index.html