Jump to content

Gjon Durrsaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga John of Dyrrachium)

Gjon Durrsaku ose Gjoni nga Durrësi (anglisht: John of Dyrrachium, Latin: Johannes de Durachio, kroatisht: Ivan iz Drača), ishte piktor dhe profesor i shquar i gjysmës së dytë të shekullit XIV dhe fillimit të shekullit XV.[1]

Gjon Durrsaku ishte i biri i Domenik Durrsakut I, piktor i përmendun, dhe babai i Domenik Durrsakut II, i cili në vitin 1435 hyri në shërbim për 10 vjet te piktori i Dubrovnikut Tom Prekoturovići. Gjon Durrsaku shquhet si njëri ndër personalitetet më të njohura që dolën nga dyert e Universitetit Mesjetar të Durrësit. U shpërngul nga DurrësiDubrovnik (Ragusë) në vitin 1388. Në këtë vit dhe vitin pasues, nga Bashkia e Dubrovnikut, mori ndihmë për qira, në mënyrë që të mund të merrej me pikturë. Në vitin 1389 ai i premtoi Vllahut, M. Mençetiq se do të ngjyrosë dhe do të pikturojë disa pjesë të shtëpisë së tij, siç kishte bërë tashmë me sallën e së njëjtës shtëpi. Në burimet e njohura deri më tani apostrofohet edhe si "Johannes pictor de Durachio" e nganjëherë edhe si »pro pictore Greco« (kroatisht: slikar Ivan Grk), që do të thotë piktori Gjon Greku. Përmendet të jetë emëruar rektor i parë i Universitetit Mesjetar të Zarës më 14 qershor të vitit 1396. [2] [3] [4] [5] [6]

  • J. Tadić: Građa o slikarskoj školi u Dubrovniku XIII–XVI v., 1. Beograd 1952, 30–31, 95.
  • V. J. Đurić: Vizantijske i italo-vizantijske starine u Dalmaciji. Prilozi povijesti umjetnosti u Dalmaciji, 1960, 12, str. 141–142.
  • I. Mahnken: Dubrovački patricijat u XIV veku. Beograd 1960, 341.
  • V. J. Đurić: Dubrovačka slikarska škola. Beograd 1963, 13, 261.
  • M. J. Dinić: Odluke veća Dubrovačke Republike, 2. Beograd 1964, 484, 571.
  • I. Fisković: Dubrovačko slikarstvo i društveni okviri njegova razvoja u XIV stoljeću. Prilozi povijesti umjetnosti u Dalmaciji, 1983, 23, str. 129, 140.[2]
  1. ^ Les Lettres Albanaises, Union des écrivains et artistes d'Albanie (Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë), Tiranë, 1984, fq. 163.
  2. ^ a b Leksikografski zavod Miroslav Krleža.
  3. ^ "Gjon Gazulli, Astronom e diplomat i shekullit XV". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 11 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Jahja Drançolli: Universiteti i Durrësit, i themeluar rreth vitit 1380 Arkivuar 12 shtator 2017 tek Wayback Machine 25 mars 2016, RadiandRadi, Vizituar më 30.09.2016.
  5. ^ "Sveučilište u Zadru : O nama". Unizd.hr. Marrë më 2016-09-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "University of Zadar : About us". Unizd.hr. Marrë më 2016-09-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)