Jump to content

Jokebedi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Jokebed)
Moisiu dhe Jokebed nga Pedro Américo, 1884

Sipas Biblës, Jokebed (Hebraishtja biblike: יוֹכֶבֶד, romanizuar: Yōḵeḇeḏ) ishte e bija e Levit[1] dhe nëna e Miriamt, Aaronit dhe Moisiut. Ajo ishte guraja e Amramit, dhe motra e të atit të tij.[2]

Historia e Jokebedit mendohet të përshkruhet në Librin e Eksodit (2:1–10) – megjithëse ajo nuk përmendet qartë këtu. (Emri i saj përmendet për herë të parë në Eksodi 6:20.) Ajo jetonte në Egjipt, ku pasardhësit e Israelit po shtypeshin. Faraoni kishte vendosur që të gjithë djemtë e tyre të vegjël të hidheshin në Nil, sepse kishte frikë se ata mund të bëheshin shumë të fuqishëm. Kur lindi Moisiu, fëmija i saj më i vogël, Jokebedi e fshehu për tre muaj derisa ajo nuk mund ta fshihte më. Për t'i shpëtuar jetën djalit të saj, ajo hidroizoloi një shportë dhe futi fëmijën në të. Jokebedi e vendosi Moisiun në një shportë dhe e lëshoi në rrjedhën e lumit Nil. Shporta ra në duart e vajzës së faraonit që po lahej në lumë. E prekur me dhembshuri kur zbuloi fëmijën, ajo vendosi ta birësonte atë. "Motra" e fëmijës (supozohet të jetë Miriami), e cila kishte dalë përpara, i sugjeroi t'i gjente një grua hebreje për ta ushqyer fëmijën. Vajza e faraonit pranoi dhe kështu Miriami thirri nënën e saj, e cila ishte caktuar të kujdesej për të. Kështu Jokebedi e ushqeu djalin e saj deri sa ai u rrit mjaftueshëm dhe e solli te vajza e faraonit, e cila e birësoi si djalin e saj.[3] Historia vazhdon me Moisiun, i cili u rrit për t'u bërë udhëheqësi i Eksodit, duke e çuar popullin e tij jashtë vendit të Egjiptit.

Lidhja me Amramin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Librit të Numrave, Jokebedi lindi nga Levi kur ai jetonte në Egjipt.[1] Amrami ishte bir i Kehatit, i cili ishte bir i Levit. Kjo do ta bënte Jokebedin halla e Amramit, burrit të saj. Kjo lloj martese mes të afërmve më vonë u ndalua me ligjin e Moisiut.[4] Jokebed quhet gjithashtu motra e të atit të Amramit në tekstin masoretik të Eksodit 6:20, por përkthimet e lashta ndryshojnë në këtë. Disa dorëshkrime greke dhe latine të Septuagintës thonë se Jokebedi ishte kushërira e babait të Amramit, dhe të tjerë thonë se ajo ishte kushërira e Amramit.[5]Testamentin e LevitApokrifës, thuhet se Jokebedi lindi, si bija e Levit, kur Levi ishte 64 vjeç.

Pikëpamja islame

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Së bashku me ndarjen e Detit të Kuq, shkurret e djegura dhe Dhjetë Urdhëresat: Kurani tregon historinë e Musait me disa detaje të shtuara dhe dallime të vogla. Tregohen nëna e tij, Jukabidi (arabisht: يوكابد Yūkābid) dhe përpjekjet e saj për të shpëtuar Musain.[6]

Historitë e ngjarjeve të pazakonta gjatë shtatzënisë së Emines, nënës së profetit islam Muhamed,[7] krahasohen me përvojat e ngjashme të Jokebedit kur ajo mbante Moisiun.[8] Rëndësia e këtij krahasimi kuptohet se buron nga afiniteti i folklorit arab me traditat hebraike.[8]

  1. ^ a b Numrat 26:59
  2. ^ Eksodi 6:20
  3. ^ Eksodi 2:10
  4. ^ Levitiku 18:!2
  5. ^ Larry J., Perkins (2009). New English Translation of the Septuagint (PDF) (në anglisht). Oxford University Press. fq. 55. ISBN 9780195289756.
  6. ^ Roraback, Amanda (2004). Islam in a Nutshell (në anglisht). Enisen Publishing. fq. 27.
  7. ^ Lassner, Jacob (2010). Islam in the Middle Ages: the origins and shaping of classical Islamic Civilization (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 21.
  8. ^ a b Lassner, Jacob (2010). Islam in the Middle Ages: the origins and shaping of classical Islamic Civilization (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 31.