Jump to content

Juan Prim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Juan Prim
Të dhëna vetjake
U lind më12 dhjetor 1814
Reus, Spanjë
Vdiq më30 dhjetor 1870
Madrid
NënshtetësiaSpanjoll
PunësimiGjeneral, burrështetas
Juan Prim, Spanjë, gjeneral dhe burrështetas
Monumenti i Primit i skulpturuar nga Xhosef Llimona në Reus

Don Juan Prim y Prats, Markezi i Los Kastilljes, personalitet i rëndësishme i Spanjës, Konti i Reus, Viskont i El Bruçit (12 dhjetor 1814, Reus, Spanjë – 30 dhjetor 1870, Madrid) ishte gjeneral dhe burrështetas spanjoll.

Primi ishte djali i toger kolonel Pablo Primit. Ai hyri në trupën e lirë si vullnetar i Isabella I të Spanjës në vitin 1834, dhe në kursin e luftën civile mori titullin lejtnant-kolonel dhe pati dy urdhra kalorësiak. Pas paqes së vitit 1839, si një progresist në krahasim me diktaturën e Gjeneralit Espartero, ai u dërgua në mërgim. Gjithsesi, në vitin 1843 ai u zgjodh deputet i Tarragonës dhe pasi e mundi Esparteron në Brunç ai hyri triumfalisht në Madrid me Gjeneral Serranon. Mbrojtësi i Maria Kristinës e gradoi atë duke e bërë major-gjeneral, dhe e bëri conde de Resu (Kont i Reusit) dhe vizconde del Bruch (Viskont i Bruçit).[1]

Gjenerali Narvaez, kryeministër, që dështoi në kuptimin e konceptit liri kushtetuese, dhe Gjenerali Prim, që dështoi në shfaqjen e shenjave të opozitës, u dënuan me gjashtë vjet burgim në Filipine. Dënimi nuk u krye dhe Primi vazhdoi mërgimin e tij në Angli dhe në Francë deri në amnisti në vitin 1847. Pastaj ai u kthye në Spanjë, dhe ishte i punësuar i parë si kapiten-gjeneral i Puerto Rikos dhe më vonë si përfaqësues i ushtrisë me sulltanin gjatë Luftës së Krimesë. Në vitin 1854 ai u zgjodh si gjyqtar dhe ia dha ndihmën e tij Gjeneralit O’Donellit, i cili e emëroi atë lejtant-gjeneral në vitin 1856. Në Luftën kundër Marokut ai i bëri shërbime të mira Fnideqit (Kastillejos), Cabo Negro, Guad al Gelu dhe Campamentos në vitin 1860 kur edhe u bë marques de los Castillejos (Markez i Los Kastillejos) dhe Grande de España (Personalitet i shquar i Spanjës).[1]

Primi komandoi ushtrinë spanjolle në Meksikë kur refuzoi projektet ambicioze të Napoleonit III. Pasi u kthye në Spanjë iu bashkua opozitës, duke mbajtur deklarata në Kataluni kundër gjeneralit Narvaez dhe O’Donellit. Gjithë përpjekjet e tij dështuan deri në vdekjen e Narvaezit në prill të vitit 1868, pas së cilën Mbretëresha Isabella ra gjithmonë e më shumë nën ndikimin e jezuitëve, dhe u bë gjithnjë e më shumë tiranike sa që në fund e mërgoi edhe Serranon. Në shtator të vitit 1868 Gjenerali Serrano dhe Gjenerali Prim u kthyen dhe Brigaderi Topete, që komandonte flotë, e rriti standardin e revoltës në Kadiz. Në korrik të vitit 1869 Gjenerali Serrano u zgjodh mbrojtës dhe Primi u bë president i këshillit dhe mareshal.

"Amadeo I pranë arkivolit të Generalit Prim (1870)" nga Antonio Gisberti

Më 6 nëntor 1870 Amadeo, Duka e Aostës, u zgjodh mbret i Spanjës, por Gjenerali Prim, duke u larguar nga dhoma e gjykatës, më 28 dhjetor, u qëlluan nga vrasës të panjohur dhe vdiq dy ditë më vonë. Gjykata mori fëmijët e tij si reparte të shtetit; tri ditë më vonë, Mbreti Amadeo I u betua në prani të kufomës se do ta rishikonte kushtetutën spanjolle. [1]Kjo për shkak se Primi kishte kërkuar në të gjitha gjykatat evropiane duke u munduar të gjente një monark i cili nuk kundërshtonte zgjedhjet demokratike. Ai njihet për thënien e tij “të kërkosh një monark demokratik në Evropë është si të gjesh një ateist në parajsë”. Amadeo i Savojit ishte më me vend që dha pëlqimin e tij.


  1. ^ a b c Chisholm, Hugh, ed. (1911). "Prim, Juan". Encyclopædia Britannica (11th ed.). Cambridge University Press
  • Chisholm, Hugh, ed. (1911). "Prim, Juan". Encyclopædia Britannica (11th ed.). Cambridge University Press
  • Blairet, Louis (1867). Le Général Prim et la situation actuelle de l'Espagne. Paris. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Guillaumot (1870). Juan Prim et l'Espagne. Paris. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Guited, Gimenez y (1860). Guited, Historia militar y política del General Don Juan Prim. Barcelona. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Léonardon, Henri (1901). Prim. Paris. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Schurz, Carl (1907). "Chapter 6". Reminiscences. Vëll. II. New York: McClure Publ. Co. fq. 293–297. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]