Julian Bejko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Julian Bejko ( lindur më 31 Gusht ë vitit 1980) në Korcë, është Pedagog[1] me kohë të plotë në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Tiranës dhe njëkohesisht autor i librave Shoqëria e Kinemasë I, II.

Edukimi dhe Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Juliani është diplomuar në degën Filozofi - Sociologji (2004), në Universitetin e Tiranës. Studimet master shkencor në Filozofi politike i kreu në vitin 2006 në Universitetin Paris 8, në Paris, Francë. Në po të njëjtin universitet përfundoi dhe Doktoraturën ne Filozofi politike dhe historike në vitin 2012. Prej trembëdhjetë vitesh ai jep mësim në Departamentin e Sociologjisë. Fusha e tij e interesit, studimit dhe punës është Sociologji Politike, Analizë dhe Kritikë Imazhi dhe Historia e Mendimit Sociologjik.

Veç mesimdhënies, Juliani, është autor i veprës origjinale Shoqëria e Kinemasë I, Regjimi i vjetër dhe lufta e popullit, 2012 dhe Shoqëria e Kinemasë II, Reforma. Detyra. Ndërgjegjja, 2013, në të cilat studiohet shoqëria shqiptare në historinë dhe kompleksitetin e saj përmes imazheve kinematografike të Kinostudios Shqipëria e Re. Si dhe autor librit Norbert Elias, Sociologji e Qyteterimeve [2] (2014). Nje monografi e sociologout te njohur gjerman, Norbert Elias

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://fshs-ut.edu.al/personeli-akademik/
  2. ^ https://www.wherevent.com/detail/Tulla-Culture-Center-Prezantim-Libri-nga-Julian-Bejko-I-Norbert-Elias-Sociologji-e-Qyteterimeve-I-TULLA