Jusuf Bislimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jusuf Bislimi u lind më 10 maj 1949 në fshatin Bukovik, komuna e Gjilanit. Shkollën fillore katër klasëshe i kreu në vendlindje, ndërsa katër klasët e tjera i vazhdoi në fshatin Pogragjë. Shkollën e meme – gjimnazin në Gjilan ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Fizikë – Kimi në Mitrovicë. Ka punuar 12 vjet në procesin mësimor dhe gjatë kësaj kohe pa shkëputje nga puna ka vazhduar studimet në Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar në shkollat fillore në Bukovik, Uglar, Malishevë, Pogragjë dhe në Qendrën Teknike në Gjilan. Gjatë viteve 1982 - 1990 ka punuar në Televizionin e Prishtinës në Programin Informativo- Politik. Pas përzënies me dhunë nga regjimi okupues serb, nga TV i Prishtinës është marrë me punëdore – dekorative për sigurimin e ekzistencës. Me shkrime ka filluar të merret që nga viti 1975. Shkruan kryesisht për fëmijë.