Jusuf Estes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jusuf Estes
Jusuf Estes në Amsterdam më 2013
U lind në1 janar, 1944
ProfesioniPredikues

Jusuf Estes lindi më 1 janar të vitit 1944, është predikues amerikan nga Teksasi. Para se të konvertohet në Islam, ai kishte emrin Joseph Estes. Ai u konvertua në Islam në vitin 1991.

Konvertimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jusufi lindi në një familje krishtere, ai dëshironte që të vizitonte edhe kishat tjerë në mënyrë t'ia mësonte mësimin dhe besimin e fesë krishtere. Jusufi nuk studionte vetëm fenë krishtere, ai studionte edhe hinduizmin, judaizmin, budizmin dhe besimet tjera. Disa vite më vonë, ai dhe babai i tij punonin në një projekt, ata kishin shumë programe, hapen piano dhe dyqane tjera në Teksas dhe në Florida.

Një ditë në vitin 1991, ai u shokua kur ndëgjoi se muslimanët besonin se Isai (Jezusi):

  • I dërguar i Zotit
  • Profet i Zotit
  • Ai ishte "Messiah" siq thuhet në Bibël
  • Dhe se do të vijë në ditët e fundit dhe do t'ju ndihmojë muslimanëve kundër "dexhallit"

Në vitin 1991, babai i Jusufit filloi të punonte me një njeri nga Egjipti, pastaj babai i tij i tha Jusufit se ky njeri ishte "Muslimanë". Por ai (Jusufi) nuk i besonte veshëve, pastaj Jusufi i tha babait se "muslimanët" janë kidnapues, ata e adhurojnë një kuti të zezë etj.

Jusufi nuk dëshironte ta takonte këtë njeri edhe pse babai i tij insistonte. Por dikur e pranoi që ta takonte, edhe pranoi që ta takonte të dielen. Pastaj ai i morri familjen e tij dhe shkuan tek ky person. Pastaj Jusufi filloi që të bisedonte me këtë "muslimanë". Pastaj më vonë bashkë me familjen e tij u konvertuan në Islam.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]