Kështjella Sao Jorge da Mina
Kështjella Sao Jorge da Mina (Shën Gjergji i Minas, njohur ndryshe si Fortesa Elmina) u ndërtua nga Portugalia në vitin 1482 në Elminën e sotme, Ganë (ish Bregu i Artë). Ajo qe vendqëndrimi i parë tregëtar i ndërtuar në Gjirin e Guinesë, kështu që ajo është ndërtesa më e vjetër evropiane nën Sahara. Fillimisht u krijua si një vendqëndrim për anijet tregtare, kështjella më vonë u bë një nga ndalesat më të rëndësishme në rrugën e tregtisë së skllevërve. Holanda ua morri kështjellën portugezëve në vitin 1637, si dhe gjithë koloninë e Bregut të Artë në 1642. Tregtia e skllevërve u vazhdua nga holandezët deri në 1814 ndërsa në vitin 1871 kolonia u bë një zotërim i Perandorisë Britanike.
Britania i dha Bregut të Artë pavarësinë në vitin 1957, dhe kontrollin e kështjellës e morri kombi që u formuar prej ish-kolonisë, Gana e sotme. Sot është një vend historik i vizituar së tepërmi. Në vitin 1987 aty u filmua filmi Cobra Verde i regjizorit gjerman Werner Herzog. Kështjella njihet nga UNESCO si një vend i trashëgimisë botërore.