KEDS
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lloji | Kompani private |
---|---|
Industria | Energjia elektrike |
Themeluar në | 2009 (filloi veprimtarinë në 2013) |
Zyrat qendrore | Prishtinë , Kosovë |
Zona e shërbimit | E tërë Kosova |
Njerëzit kyç | Alpin Doğan (kryeshef ekzekutiv) |
Owners | Çalık Holding Limak Holding |
Numri i punëtorëve | 2000 (2024) |
Faqja e internetit | https://keds-energy.com/ |
Footnotes / references [1] |
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, ose KEDS, sh.a[a], është një kompani në Kosovë e cila ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. KEDS është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a. KEDS është pronë e kompanive turke Çalık Holding dhe Limak.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]KEDS sh.a. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania KEDS është e shpërndarë në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit.
KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira linjat e Tensionit të Mesëm 35 kV, 20kV,10 kV, 10 kV me mundësi të kalimit në 20 kV, 6 kV dhe 3 kV (kilovolt) së bashku me trafostacionet përkatëse, Trafostacionet 35/10 kV/kV, 10(20)/0.4 kV/kV, 10/0.4 kV/kV, 6/0.4 kV/kV, linjat e Tensionit të Ulët 0.4 kV, si dhe mbi 596 mijë njehsorë individual të konsumatorëve.
KEDS menaxhon me këto asete:
- Rrjeti i nivelit 35 kV ka një gjatësi prej 513 km,
- Rrjeti i nivelit 10(20) kV ka një gjatësi prej 1,878 km
- Rrjeti i nivelit 10 kV ka një gjatësi prej 5,070 km,
- Rrjeti i nivelit 6 kV ka një gjatësi prej 50 km,
- Rrjeti i nivelit 3 kV ka një gjatësi prej 5 km,
- Rrjeti i nivelit 0.4 kV ka një gjatësi prej 20,024 km,
- Numri i nënstacioneve të nivelit 35/10 kV është 44,
- Numri i nënstacioneve të nivelit 10(20)/0.4 kV është 2,446
- Numri i nënstacioneve të nivelit 10/0.4 kV është 2,865 dhe
- Numri i trafostacioneve të nivelit 06/0.4 kV është 77.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shkurtesë për emrin në anglisht: Kosovo Energy Distribution Services.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Profili i KEDS". KEDS. Marrë më 5 maj 2024.