Zyra e Rregullatorit për Energji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zyra e Rregullatorit për Energji

Zyra e Rregullatorit për Energji ( ZRRE ) është një agjenci e pavarur rregullatore e cila vendos kornizën rregullatore të bazuar në parimet e tregtisë së lirë në Kosovë.

Funksionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i energjisë përcaktohet nga faktorë të ndryshëm: kostoja operative, kostoja e mirëmbajtjes, importi dhe faktorë të tjerë. Ulja e humbjeve komerciale dhe teknike do të ndikonte pozitivisht në tarifat e energjisë në Kosovë. Faktorët që kanë mbajtur çmimet e ulëta deri më tani janë: investimet e huaja si grante, subvencionet e qeverisë, mungesa e investimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe fuqia punëtore e lirë. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) që prodhon rreth 97% të energjisë ka monopolin e tregut. ZRRE ka juridiksionin e vendosjes së tarifave për shërbimet e energjisë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]