Jump to content

Korporata Energjetike e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Termocentral i KEK-ut në afërsi të Kastriotit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është një kompani shtetërore që furnizon me rrymë elektrike tërë Kosovën. KEK-u prodhon elektricitetin prej qymyrit (linjiti). Nxjerrja e qymyrit nga bazenet nëntokësore të qymyrit ka filluar në fshatin Hade në 1922. Të gjithë minierat e KEK-ut shtrihen në afërsi të qytetit të Kastriotit. Sot KEK-u ka dy termocentrale: "Kosova A" dhe "Kosova B". Termocentralet janë ndërtuar dhe të lëshuara në punë në mes të viteve 1960-1984 dhe janë të lokalizuara afër minierave të qymyrit, rreth 10-15 km larg nga Prishtina. Distribucioni i KEK-ut u themelua në vitin 1958. Selia e kësaj organizate ishte në Prishtinë. Trafostacioni i parë në Kosovë është ngritur në Ferizaj (1922) me fuqi 25 kVA. Tani distribucionet e KEK-ut shtrihen në shtatë qendra të Kosovës: në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren dhe në Mitrovicë.

Kosova disponon me një potencial të konsiderueshëm energjetik të qymyrit (linjitit). Po ashtu, posedon edhe burime të tjera, duke përfshirë edhe një hidropotencial simbolik. Rezervat e qymyrit shtrihen në dy basene të qymyrit në Kosovë, por qymyri sot, eksploitohet vetëm në Bazenin e Prishtinës, në Minierat Sipërfaqësore në Bardh dhe Mirash. Minierat shtrihen në një sipërfaqe të hapur dhe shkalla e efektshmërisë së nxjerrjes së qymyrit është shumë e lartë. Rezervat e qymyrit (linjitit) në Kosovë kryesisht shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike në dy termocentralet (rreth 85%). Termocentralet, të ndërtuara dhe të lëshuara në punë, në mes të viteve 1960-1984, janë të lokalizuara afër minierave të qymyrit, rreth 10-15 km larg nga Prishtina. KEK-u ka sot rreth 7501 punëtor.[nevojitet citimi]


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]