Jump to content

KEDS

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga KESCO)
KEDS Sh.a.
LlojiKompani private
IndustriaEnergjia elektrike
Themeluar në2009 (filloi veprimtarinë në 2013)
Zyrat qendrore
Prishtinë
,
Kosovë
Zona e shërbimit
E tërë Kosova
Njerëzit kyç
Alpin Doğan (kryeshef ekzekutiv)
OwnersÇalık Holding
Limak Holding
Numri i punëtorëve
2000 (2024)
Faqja e internetithttps://keds-energy.com/
Footnotes / references
[1]

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, ose KEDS, sh.a[a], është një kompani në Kosovë e cila ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. KEDS është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a. KEDS është pronë e kompanive turke Çalık Holding dhe Limak.

KEDS sh.a. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania KEDS është e shpërndarë në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit.

KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira linjat e Tensionit të Mesëm 35 kV, 20kV,10 kV, 10 kV me mundësi të kalimit në 20 kV, 6 kV dhe 3 kV (kilovolt) së bashku me trafostacionet përkatëse, Trafostacionet 35/10 kV/kV, 10(20)/0.4 kV/kV, 10/0.4 kV/kV, 6/0.4 kV/kV, linjat e Tensionit të Ulët 0.4 kV, si dhe mbi 596 mijë njehsorë individual të konsumatorëve.

KEDS menaxhon me këto asete:

  • Rrjeti i nivelit 35 kV ka një gjatësi prej 513 km,
  • Rrjeti i nivelit 10(20) kV ka një gjatësi prej 1,878 km
  • Rrjeti i nivelit 10 kV ka një gjatësi prej 5,070 km,
  • Rrjeti i nivelit 6 kV ka një gjatësi prej 50 km,
  • Rrjeti i nivelit 3 kV ka një gjatësi prej 5 km,
  • Rrjeti i nivelit 0.4 kV ka një gjatësi prej 20,024 km,
  • Numri i nënstacioneve të nivelit 35/10 kV është 44,
  • Numri i nënstacioneve të nivelit 10(20)/0.4 kV është 2,446
  • Numri i nënstacioneve të nivelit 10/0.4 kV është 2,865 dhe
  • Numri i trafostacioneve të nivelit 06/0.4 kV është 77.
  1. ^ Shkurtesë për emrin në anglisht: Kosovo Energy Distribution Services.
  1. ^ "Profili i KEDS". KEDS. Marrë më 5 maj 2024.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]