Kakistokracia
Kakistocracia është sistem i qeverisjes i cili drejtohet nga qytetarët më të kqinj, më së paku të kualifikuar, ose më të paskrupullt.[1][2] Fjala u krijua që në shekullin e shtatëmbëdhjetë.[3] Termi gjithashtu u përdor nga autori anglez Thomas Love Peacock më 1829, por fitoi përdorim të rëndësishëm në dekadat e para të shekullit 21 për të kritikuar qeveritë populiste që dolën në demokracitë e ndryshme në mbarë botën.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fjala rrjedh nga dy fjalë greke, kakistos (κάκιστος; më e keqja) dhe kratos κράτος; sundim), me një kuptim të mirëfilltë të qeverisjes nga njerëzit më të këqij.[4]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdorimi më i hershëm i fjalës daton nga shekulli i shtatëmbëdhjetë, në një predikim të Paul Gosnold të vitit 1644. [3]
Autori anglez Thomas Love Peacock më vonë e përdori termin në romanin e tij "The Misfortunes of Elphin", në të cilin shpjegon se kakistokracia përfaqëson të kundërtën e aristokracisë, pasi aristos (ἄριστος) në greqisht do të thotë "i shkëlqyer".[5] Në memorialin e tij të vitit 1838 mbi skllavërinë (që mbështeste ai), Senatori amerikan Uilliam Harper e krahasoi kakistokracinë me anarkinë dhe thotë se kishte ndodhur rrallë.[6]
Poeti amerikan James Russell Lowell e përdori këtë term në 1876, në një letër drejtuar Joel Bentonit, duke shkruar: "Ajo që më mbush me dyshim dhe tronditje është degradimi i tonit moral. A është apo jo rezultat i demokracisë? A është 'qeveria jonë e popullit nga populli për popullin', apo një kakistokraci, në dobi të pisave e në shpinë të budallenjve?"[2]
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdorimi i fjalës ishte i rrallë në pjesën e hershme të shekullit të 20-të, por u rikthye në popullaritet në vitin 1981 me kritikat ndaj administratës së Reaganit. Që atëherë është përdorur për të përshkruar negativisht qeveritë e ndryshme në mbarë botën.[7] U përdor shpesh nga komentatori konservator Glenn Beck për të përshkruar administratën e Obamës.[8]
Fjala u kthye në përdorim gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, veçanërisht nga kundërshtarët dhe kritikët e kandidatit presidencial republikan Donald Trump.[9]
Në maj të vitit 2016, akademiku dhe blogeri Amro Ali argumentoi se kakistokracia ishte një fjalë që duhej ringjallur.[10] Salon më vonë do të kreditonte blogun e Aliut, duke nisur një bisedë më të gjerë mbi këtë term.[11]
Në gusht të vitit 2016, Dan Leger i gazetës së Halifaxit The Chronicle Herald sugjeroi që një fitore e Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane do të kërkonte përdorimin e përtërirë të termit "kakistokraci".[12]
Që nga nëntori 2016, fjala është përdorur në shumë raste për të përshkruar administratën Trump nga kritikët e saj.[13][14][15][16] [17][18][19][20][21]
Më 29 qershor 2017, Merriam-Webster njoftoi se kërkimet për fjalën në fjalorin e saj në internet kishin shënuar një nivel të lartë.[3] Washington Post raportoi për përdorimin e fjalës që po bëhej virale për të përshkruar administratën Trump më 13 prill 2018. [22]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lewitt, Michael (13 tetor 2016). "Investing In A Kakistocracy". Forbes. Marrë më 21 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Fiske, Robert Hartwell (2011). The Best Words (në anglisht). Marion Street Press. ISBN 9781933338828. Marrë më 21 nëntor 2016.
- ^ a b c "Trending: When Government Is Just The Worst". Merriam Webster (në anglisht). 29 qershor 2017. Marrë më 22 gusht 2017.
- ^ Evans, Rod L (2011). Thingamajigs and Whatchamacallits: Unfamiliar Terms for Familiar Things (në anglisht). Penguin. fq. 87. ISBN 9781101515921. Marrë më 21 nëntor 2016.
- ^ "Kakistocracy". Dictionary.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Harper, William (1838). Memoir on Slavery: Read Before the Society for the Advancement of Learning, of South Carolina, at its annual meeting at Columbia, 1837 (në anglisht). J. S. Burges. fq. 49. Marrë më 27 nëntor 2016.
- ^ "Let's dump this kakistocracy for good". Sunday Independent. 30 tetor 2016. Marrë më 21 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ali, Amro (11 nëntor 2016). "Kakistocracy: a word we need to revive". openDemocracy. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2016. Marrë më 21 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cay Johnston, David (12 shkurt 2016). "Kakistocracy". The National Memo. Marrë më 21 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ali, Amro (9 maj 2016). "Kakistocracy: A word we need to revive". amroali.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McClennen, Sophia A. "Degeneration nation: It takes a village of idiots to raise a kakistocracy like Donald Trump's". Salon. Marrë më 2017-01-15.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Leger, Dan (21 gusht 2016). "LEGER: Trump's America would be a 'kakistocracy, ruled by most corrupt or incompetent". The Chronicle Herald.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bouie, Jamelle (18 nëntor 2016). "Government by the Worst Men". Slate. Marrë më 21 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Del Signore, John (17 nëntor 2016). "Stay Tuned For Trump's Reality Show 'American Kakistocracy'". Gothamist. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2016. Marrë më 21 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Marsden, Harriet (17 nëntor 2016). "Kakistocracy may just be the perfect word to describe the Trump government". The Independent. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2016. Marrë më 21 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lizza, Ryan (16 nëntor 2016). "Donald Trump's First, Alarming Week as President-Elect". The New Yorker. Marrë më 21 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mandvi, Aasif (2016-12-03). "The Trump Tweets I Want to Read". The New York Times. ISSN 0362-4331. Marrë më 2016-12-04.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wolf, Stephen (25 nëntor 2016). "Trump's presidency is shaping up to be a kakistocracy: government by the worst possible people". Daily Kos. Marrë më 27 nëntor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Krugman, Paul (16 janar 2017). "With All Due Disrespect". The New York Times. Marrë më 19 janar 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hasan, Mehdi (20 janar 2017). "Donald Trump ushers in a new era of kakistocracy: government by the worst people". The New Statesman. Marrë më 20 janar 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ornstein, Norm. "There's a Word for the State of American Democracy: Kakistocracy". The Atlantic. Marrë më 6 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Selk, Avi (13 prill 2018). "Kakistocracy, a 374-year-old word that means 'government by the worst,' just broke the dictionary". The Washington Post (në anglisht). Marrë më 21 nëntor 2018.