Kalaja e Lalmit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kalaja në fshatin Lalm
Kalaja e Lalmit is located in Shqipëria
Kalaja e Lalmit
Kalaja në fshatin Lalm në hartë
Lloji Arkeologji
Vendndodhja Vaqarr, Rrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri
Koordinatat 41°18′16″V 19°43′43″L / 41.304417°V 19.728722°L / 41.304417; 19.728722Koordinatat: 41°18′16″V 19°43′43″L / 41.304417°V 19.728722°L / 41.304417; 19.728722
Ndërtuar V-VI
Organi drejtues DRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Përcaktuar 1886
Nr. i referencës TR078
Tipologjia Kala

Kalaja në fshatin Lalm ose Kalaja e Bixhit është një monument i trashëgimisë kulturore në Vaqarr, rrethi i Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar me numër "1886 më 10.06.1973".

Kalaja ndodhet ne Fshatin Lalm rreth 2 km në perëndim të ish Kombinatit të Tekstile ‘‘Stalin’’. Pjesa më e përshtatëshme nga mund të ngjitesh në kala është në krahun lindor. Kodra ndodhet në një pozicion nga ku mund të kontrollohen dy drejtime rrugësh, një që vinë nga Petrela nëpërmjet luginës së Erzenit dhe një rrugë që vinë nga fusha e Tiranës.[2]

Më pas këto rrugë bashkohen, dhe më pas duke ndjekur luginën e Erzenit vazhdojnë në drejtim të Ndroqit dhe Durrësit. Sipërfaqja ku është ndërtuar kalaja ka formën e një elipsi me gjatësi 100 m dhe me gjerësi 50 m. Nga kalaja kanë mbetur vetëm disa trakte muri të shkëputura nga njëri-tjetri, që ndodhen në anën lindore të kalasë. Këto trakte ruhen në një gjatësi prej 25 m. Gjurmë të murit rrethues të kalasë ndodhen dhe në anën perëndimore të saj. Në anën lindore na ruhet dhe një kullë katërkendëshe, nga e cila ruhet vetëm një trakt muri i faqes ballore që del 3.7 m nga kurtina e murit. Kurtina ka një trashësi prej 1.5 m që është e njëjtë me trashësinë e themelit. Faqja e jashtme e murit është ndërtuar me gurë gëlqerorë, kurse në bërthamë të murit janë përdorur gurë të vegjël që janë zhytur në llaç të bollshëm. Për nivelimin e murit rrethues janë përdorur gurë me madhësi mesatare. Në brendësi të saj janë gjetur fragmente të ndryshme tjegullash dhe qeramike që i përkasin antikitetit të vonë. Gjithashtu është gjetur dhe një mbishkrim varri që i dedikohet një skllaveje të liruar, ç’ka dëshmon se ky territor është banuar që në shekujt e parë të erës sonë. Fragmente e ndryshme të qeramikës tregojnë se kalaja ka pasur jetë intensive gjatë antikitetit të vonë, periudhë të cilës i përket dhe ndërtimi i kalasë.[2]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Marrë më 12 gusht 2017. 
  2. ^ a b "Kalaja e Lalmit". Bashkia Tirane. Marrë më 29 September 2017. 

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]