Jump to content

Kalaja e Mbjeshovës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kalaja e Mbieshoves)
Kalaja e Mbjeshovës
Kalaja e Mbjeshovës is located in Earth
Kalaja e Mbjeshovës (Earth)
LlojiArkeologji
VendndodhjaMbjeshove, Uravajgurore, Berat, Shqipëri
Koordinatat40°41′40″N 19°50′48″E / 40.694417°N 19.846778°E / 40.694417; 19.846778
NdërtuarShek. IV – V
Organi drejtuesDRKK Shkodër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar17.03.194823.09.1971
Nr. i referencësBR066
TipologjiaKala Malore

Kalaja e Mbieshoves është një monument i trashëgimisë kulturore në Mbjeshovë, rrethi Uravajgurore, në qarkun e Beratit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkeologji", i miratuar më "17.03.194823.09.1971".

Kalaja e Mbjeshovës ose e quajtur ndryshe dhe "Kalaja e Xhaxhaj" ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit Shpirag. Kodra mbi të cilën është ndërtuar kalaja, në anën jugore, pothuajse në mënyrë paralele shikon malin e Shpiragut. Kjo pjesë e kodrës si dhe ajo veriore e veriprëndimore kanë mbrojtje të mirë natyrore me faqe të thepisura të cilat përfundojnë në një luginë lumore. Ndërsa në anën perëndimore ka faqe më të buta. Fortifikimi antik i vonë i Mbjeshovës, paraqet një nga monumentet më të ruajtura të rajonit. Sipërfaqa e rrethuar e "Kalasë së Mbjeshovës" arrin në 1, 5 - 2 ha. Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke ndjekur konturet e majës së kodrës. Në plan, "Kalaja e Mbjeshovës", ka formën e një trapezi të ç’rregullt. Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i brendshëm përforëcues duke shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend vrojtimi për ushtarët. Në anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Dy anësoret janë gjysëmrrethore ndërsa ajo e mesit ka formë katrore,Kulla tjetër ndodhet në anën perëndimore dhe ka formë katërkëndore por me përmasa më të vogla se kulla katërkëndore e krahut lindor. Në këtë anë pranë kullës, ndodhet një hyrje. Gjithashtu kalaja është e pajisur edhe me tre hyrje të tjera, një në anën veriore dhe dy të tjera në anën jugore. Duke u bazuar në tipin e murit rrethues, të kullave dhe hyrjeve qe konsiderohen tipike të periudhës së vonë antike, kalaja daton në shekujt 4-5 mbas Krishtit.[2]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I BERATIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 tetor 2017. Marrë më 10 qershor 2017.
  2. ^ Koha (3 korrik 2017). "Fortifikimet gjigante dhe kalatë që lanë gjurmë në Berat". Marrë më 1 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]