Jump to content

Ura Vajgurore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Uravajgurore)
Ura Vajgurore
Stema zyrtare e Ura Vajgurore
Qeveria
 • KryebashkiakjaJuliana Memaj (PS)
Popullsia
39.000
{{{postal_code_type}}}
5007
Faqja zyrtare[1]

Ura Vajgurore është një qytet në Rrethin e BeratitShqipëri.

Rrënojat e këmbëve të urës së ndërtuar me stilin e asaj të Gorices gjenden si dëshmitare të ekzistencës së hershme të banoreve të parë që hodhën themelet e qytezës së mëvonshme. Qyteti i sotëm e ka origjinën nga shpërngulja e banoreve të fshatrave përreth gati 100 vjet me parë. Ndërtimi i urave në periudha të ndryshme të historisë në brigjet e lumit ka qenë vazhdimësia e jetës së qytetit, e njohur me emra të ndryshëm, si Ura e Hasan Beut etj, por emri ekzistues vjen nga një urë në çimento e hekur, që besohet të jetë ndërtuar nga italianët që e përdoren për kalimin e tubave të naftës që nga Kucova shkonin në Vlore, banorët e quajnë Ura e Vjetër. Sot është një qytet i vogël provincial, me jetën e tij normale, nyje kalimi mes Beratit e Kuçovës.

Qyteti shtrihet qe nga kodrat poshte malit te Shpiragut e deri ne anet e Osumit. Relievi është i perzier, mbizotëron ai kodrinor ne lagjet e kodres dhe fushor ai ne bregun tjetër te lumit Osum. Kufizohet me Poshnjen, Pashalli, Konizbalte, Veterrik, Morave, Perondi, Tapi dhe Ciflig. Pershkohet nga lumi Osum ne pjesen fushore, ku shpesh krijon edhe permbytje ne zonat qe shtrihen buze lumit. Klima është kontinentale mesdhetare me vere te nxehte e te thate me dimer te lagesht e relativisht te ftohte brenda kuadrit te brezit klimatik.

Popullsia është e përbërë nga një përzierje mes vendasve që janë në krahun kodrinor të qytetit, me mbiemra kryesisht me origjinë ortodokse dhe pjesës tjetër, imigrantë të viteve 1960 e në vazhdim, të ardhur nga fshatrat sipër Beratit, si dhe nga fshatra më të afërt si Çifliku, Kutallia, Konisbalta etj. Kryesisht është një popullsi me moshë mesatare të ulet, ku spikasin shumë të rinj. Si gjithë shoqëritë në tranzicion edhe këtu, vitet e fundit vërehet rritja e emigracionit të jashtëm e të brendshëm, si dhe imigrimi i banorëve nga fshatrat kryesisht malor të Beratit. Fenomenet demografike te tranzicionit e kane ndryshuar popullsine , si ne strukture edhe ne madhesi.Familjet me te njohura ortodokse kryesisht janë: Larushi, Naska, Pilo, Nito, Mata, Bebi, Stavri, Tomani, Gjata, Nushi, Duka, Rumnici.

Është e njohur herët për minierat sipërfaqësore të gurit, kohët e fundit edhe për përpunimin e gurit në granil, gëlqere etj. Aktivitete kryesore janë nxjerrja e perpunimi i gurit dhe nënprodukteve te tij, tregtia, transporti ,disa kompani te industrise se lehte etj. Nuk ka zhvillim proporcional me burimet natyrore dhe potencialin human qe disponon. Aktiviteti minerar eshte bere ne kurriz te kurores me pisha te kodrave perreth duke zhdukur fare pyllin dhe duke lene pas vetem nje mjedis germadhe e te shkrete qe dita dtes eshte kthyer ne gangrene me ndotjen alarmante per shendetin e banoreve. Burimet kryesore te jeteses janë punesimi ne kompanite private lokale, ndihma ekonomike sociale dhe te ardhurat nga emigracioni. Infrastruktura rrugore ka pesuar një permiresim ne vitin 2015 ne pjesen e rruges Lushnje - Berat , por jo ne rruget bashkiake te qytetit te cilat vazhdojne te vuajne mungesen e mirembajtjes dhe investimeve. Po rijetezohet Ura e Varur e kembesoreve duke ndihmuar banoret e Gurit te Bardhe te kene aksese me shpejte e me shkurt ne qendren e qytetit.

Duke qenë një zone provinciale,larg qendrave te medha urbane, nuk dallohet për ndonjë nivel maksimal të aktiviteteve kulturore, megjithatë ka një numër të konsiderueshëm banorësh të arsimuar me arsimin e lartë në raport me popullsinë. Nuk janë të pakët personazhet e njohur që e kanë origjinën nga ky qytet, si psh shkrimtari Llazar Fype. Nuk mund të lëmë pe përmendur edhe grupin polifonik të këtij qyteti.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]