Jump to content

Kalaja e Qeshibesit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kalaja e Qeshibesit, është një kala afër fshatit Qeshibes në rrethin e Skraparit.

Kalaja ndodhet në të djathtë të rrugës me kalldrëm në një kodër me lartësi 1047m mbi nivelin e detit. Në veri të kësaj kodre, në horizont duket mali i Ramijes, gryka e Dëvrisë; në veriperëndim Kalaja e Skraparit, në perëndim mali i Kreshovës, në jug gryka e Frashërit dhe në lindje mali i Miçanit. Kjo kala është vëzhguar për herë të parë në vitin 1982. Nga vëzhgimi i bërë gjatë ekspeditës përnjohëse të projektit FoAP, ky fortifikim u survejua në detaje duke u plotësuar me elementë të rinj, si dhe u krijua një planimetri e plotë e tij. Muret e ruajtura të kalasë janë vendosur mbi shkëmbin natyror të kodrës. Për ndërtim janë përdorur blloqe gurësh gëlqeror kuadratik, pa lidhje llaçi e të punuar pjesërisht, vetëm në faqen e jashtme të tyre. Përmasat e gurëve shkojnë në gjatësi 0,91m x gjerësi 0,63m x lartësi 0,47m në gjatësi 0, 60m x gjerësi 0,53m x lartësi 0,54m. Gjatë kësaj ekspeditë u evidentuan tre kulla, të pozicionuara përkatësisht në verilindje, në veriperëndim dhe jugperëndim të fortifikimit. Qeramika e mbledhur në sipërfaqen e kodrës së kalasë së Qeshibesit është e pakët në numër edhe pse me forma të shumëllojshme. Sot, murana e kësaj kalaje të vjetër shërben si destinacion për turizmin historik dhe atë kulturor.[1]

  1. ^ Musabelliu, Klajdi. "Këtë verë zgjidh Skraparin". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 14 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)