Jump to content

Kalaja e Vogël (Mitrovicë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kalaja e Vogël (Mitrovicë) është vendbanim i ri i themeluar nga refugjatët çerkezë që ishin dëbuar nga rusët. Në vitin 1862 u vendosën në kodrën nën kështjellë 120 familje çerkeze. Në vitin 1878 me rastin e ardhdjes së muhaxherëve shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit, çerkezët u shpërngulën, ndërsa trojet dhe shtëpitë ua shitën banorëve shqiptarë. Me rastin e pushtimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1912 shumica e muhaxhirëve shpërngulën për në Turqi. Në vend të tyre u vendosën familjet kolone serbe dhe malazeze.

[1]

  1. ^ Azemi, Avni (2015). Toponimet e Mitrovicës. Prishtinë: Klubi Letrar Internacional "Arif Shala". fq. 35. ISBN 978-9951-663-35-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)