Shko te përmbajtja

Kalaja e Zvezdës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Zvezdës
VendndodhjaZvezdë, Korçë, Shqipëri
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar188610.06.1973
Nr. i referencësKO046

Kalaja e Zvezdës është një monument i trashëgimisë kulturore në Zvezdë, rrethi i Korçës, në qarkun e Korçës, Shqipëri [1]. Ky monument është i miratuar me numër "1886""10.06.1973".

Kalaja ndodhet në periferi të Malit të Thate, rreth 16 kilometra larg qytetit të Korçës. Muri i kësaj kalaje ka një pozicion strategjik dhe ka shërbyer për mbrojtjen e rrugës komunikuese që lidhte fushën e Korçës me territorin pranë liqeneve të Prespës. Muri ka një gjatësi prej 550 metrash dhe një trashësi që varion nga 2 deri në 3 metra. Përveç mureve mbrojtëse, vërehen edhe mure tarracimi të cilat kanë një trajëktorë të ngjashëm me murin ndarës të akropolit. Në pjesën më të lartë të kodrës dallon një akropol me formë katrore, me permasa 25 dhe 40 metra. Në skajin lindor të kalasë dallohen qartë gjurmët e një kulle vëzhgimi, nga ku mund të shihen edhe kalat e tjera të fisës së Desareteve.

  1. LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS. Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2016. Marrë më 26 janar 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]