Jump to content

Karakteristikat e së gjallës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Karakteristikat e së gjallës janë si më poshtë:

  1. Lëvizja: Lëvizja është proçes i rëndësishëm për organizmat shtazore e bimore, p.sh. kafshët lëvizin për t'u ushqyer, për riprodhim, për të siguruar territor, për t'u mbrojtur.
  2. Ndërtimi qelizor: Qelizat janë tullat e jetës, ato ndryshojnë nga disa organe qelizore: membrana qelizore, muri qelizor, ribozomet, lizozomet etj.
  3. Shkëmbimi i lendëve: E gjalla shkëmben lende (reaksionet anabolike dhe katabolike).
  4. E gjalla prodhon mbetje: E gjalla prodhon mbetje që duhen eleminuar nga organizmi si: jashtëqitja, nxjerrja e dioksidit të karbonit etj.
  5. Përshtatja: Përshtatja e gjallesave vjen si nevojë për të mbijetuar.
  6. Rritja e zhvillimi: Rritja është shtimi në numër dhe rritja e madhësisë së qelizave, ndërsa zhvillimi është specializimi dhe diferencimi i qelizave.
  7. Cikli i jetës: gjallesat lindin, rriten dhe vdesin.