Karta Evropiane për ndërmarrje të vogla dhe të mesme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Karta Evropiane për ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) është krijuar bazuar në kërkesën e paraqitur në Samitin e Këshillit të Evropës mbajtur në Lisbonë në vitin 2000.

Karta fton anëtarët e Bashkësisë Evropiane dhe Komisionit Evropian të ndërmarrë masa në 10 pika kyçe :

  1. Arsimi dhe trajnimi për ndërmarrësi
    Me këtë pikë synohet inkurajimi i iniciativave ndërmarrësore të rinisë nëpërmes krijimit të njohurive mbi biznesin. Kjo duhet të bëhet posaçërisht në nivelin dytësor shkollor si dhe ndërmarrjet e vogla.
  2. Fillimi më i lirë dhe më i shpejtë i ndërmarrjeve të reja
    Synon krijimin më të lirë dhe më të shpejtë të kompanive të reja, posaçërisht me anë të shfrytëzimit të regjistrimit online.
  3. Legjislacione dhe rregullore më të mira
    Ka për qëllim uljen e ndikimit negative të ligjeve kombëtare mbi bankrotin dhe rregulloreve të reja mbi ndërmarrjet e vogla.
  4. Ekzistimi i aftësive
    Kërkon ofrimin e aftësive në përputhje me kërkesat e ndërmarrjeve të vogla si dhe ofrimin e trajnimeve gjatë gjithë jetës dhe këshillimit.
  5. Përmirësimi i qasjes në internet
    Nxit administratat publike që të zhvillojnë shërbime online për punët që kanë me ndërmarrjet.
  6. Më shumë përfitime nga tregu unik
    Kërkon nga shtetet anëtare dhe Komisioni që të kompletojnë punën në tregun unik me qëllim që ndërmarrjet të përfitojnë maksimalisht nga ai. Njëkohësisht, rregulloret e BE dhe shteteve mbi konkurencen duhet të aplikohen me rigorozitet.
  7. Tatimimi dhe çështjet financiare
    Ka qëllim që të lehtësojë jetën ndërmarrjeve. Qasja në financa (kapitali për rrezik, fonde strukturore) duhet të përmirësohet.
  8. Forcimi i kapaciteteve teknologjike të ndërmarrjeve të vogla
    Synon promovimin e teknologjive të reja, implementimin e patentit të Komunitetit dhe lehtësimin e qasjes në programet hulumtuese që janë më të fokusuara në aplikimet komerciale. Poashtu inkurajon bashkëpunimet me institucionet e arsimit të lartë dhe qendrave hulumtuese.
  9. Modele të suksesshme të e-bizneseve dhe përkrahje më e mirë për bizneset e vogla
    Inkurajon ndërmarrjet që të adoptojnë praktikat më të mira. Poashtu kërkon zhvillimin e shërbimeve që përkahin bizneset.
  10. Zhvillimi i përfaqësimit më të fuqishëm dhe më efektiv të interesave të NVM-ve në nivelin kombëtar dhe në atë të BE-së
    Kërkon zhvillimin e një zëri më të fuqishëm të NVM-ve tek institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.