Kartepe
Kartepe
(Köseköy) | |
|---|---|
Rreth | |
Vendndodhja e Kartepes në Provincën Koxhaeli | |
| Koordinatat: 40°44′N 29°58′E / 40.733°N 29.967°E | |
| Vendi | |
| Provinca | Koxhaeli |
| Lartësia | 10 m (35 ft) |
| Popullsia (2012) | |
| • Zona urbane | 91.375 |
| • Distrikti | 99.410 |
| Zona kohore | UTC+2 (EET) |
| • Verë (DST) | UTC+3 (EEST) |
| Kodi postar | 41250 |
| Prefiksi | 0262 |
| Targa e autmjetit | 41 |

Kartepe është një qytezë dhe qark i Provincës Koxhaeli, Turqi. Ndodhet në lindje të Gjirit të Koxhaelit. Thuajse është bashkuar me İzmitin, qendra e provincës dhe përfshihet në Koxhaelin e Madh. Malet Kartepe janë në jug dhe liqeni i Sapanxhës është në lindje të Kartepes.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kartepe, e njohur atëherë si Köseköy, u themelua në vitet 1600. Pas marrëveshjes së shkëmbimit të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë, turqit nga Greqia u vendosën në Köseköy në vitet 1920. Më vonë njerëz nga bregu i Detit të Zi u vendosën gjithashtu rreth Köseköy. Duke qenë pjesë e zonës industriale, popullsia u rrit dhe në vitin 1970 u shpall seli e vendbanimit. Në vitin 2008 ajo u bashkua me qytetet e afërta, u riemërua si Kartepe dhe u bë qendër e qarkut të Provincës Koxhaeli. Komuna e Kartepes është tani një komunë e brendshme e Koxhaelit të Madh.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zonat industriale rreth Kartepes përbëjnë të ardhurat kryesore të qytetit. Një sektor tjetër i rëndësishëm është turizmi malor. Megjithëse Kartepe është themeluar në fushat e ulëta, malet në jug shërbejnë si kompleks sportiv dimëror për qytetarët e Stambollit aty pranë.