Kastro Zizo
Kastro Zizo | |
---|---|
Lindi | 18 maj 1984 Lushnjë, Shqipëri |
Zhanret | Rock, Hip hop |
Këngëtarë, kompozitorë | |
Instrument(et) | Vokal, Kitarë |
Klevis Bega apo i njohur si Kastro Zizo (lindi më 18 maj 1984) është këngëtar dhe kompozitor shqiptar.[1]
Ai nisi karrierën me grupin 2 Farm, me të cilët ka performuar për disa vjet, e më pas vazhdoi të performonte si solist. Më 2008, Kastro Zizo merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Bashkeshort Ideal". Kastro Zizo merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "I penduar". Ai arriti në finale më 21 nëntor dhe mori 388 pikë, gjë që ishte e mjaftueshme për të prerë vendin e tetë në garë.
Në dhjetor 2010, Kastro Zizo merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "Gjinkalla (Remix)", në bashkëpunim me Bleron. Në shtator 2014 ai lançoi këngën "Papalove", në bashkëpunim me Young Zerka. Më 2014, Zizo mori pjesë në edicionin e 11-të të Top Festit me këngën "Ai Ajo" së bashku me këngëtaren Borën.[2]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kastro Zizo Biografia Tekste Shqip
- ^ Kastro Zizo & Bora - "Ai ajo" Videoja zyrtare në Youtube