Katrori
Në gjeometri katrori është një katërkëndësh i cili ka katër brinjë dhe katër kënde të barabarta. Mund të përkufizohet gjithashtu si drejtëkëndëshi me dy brinjë të njëpasnjëshme të barabarta.
Përkufizime të katrorit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një katërkëndësh është katror atëherë dhe vetëm atëherë kur përmbushet njëra nga këto karakterizime të tij:
- Një drejtëkëndësh me dy brinjë të njëpasnjëshme të barabarta
- Një romb me një kënd të drejtë
- Një romb me të gjitha brinjët e barabarta
- Një paralelogram me një kënd të drejtë dhe dy brinjët anash të barabarta
- Një katërkëndësh me brinjë të barabarta dhe kënde të barabarta
- Një katërkëndësh ku diagonalet janë të barabarta dhe janë përgjysmore si dhe mesore të njëra-tjetrës
- Një katërkëndësh i lugët me anë të njëpasnjëshme syprina e të cilit është
Vetitë e katrorit.
- Këndet janë të gjithë të drejtë
- Diagonalet janë të kunderta ne kulm
- Diagonalet bien pingul mbi njëra tjetrën.
- Diagonalet përgjysmojnë njëra tjetrën.
- Brinjet jane te barabarta.
- Te katrori të katër brinjët kanë gjatësi të barabartë.
- Këndet e brendshme të katrorit janë 360*.
- Poashtu edhe këndet e jashtme të tij janë 360*.
- Njëri kënd i tij është i barabartë me 90*.
- Të gjitha këndet e tij janë të njëjta.
Katrori është një shumëkëndësh i rregullt që përbëhet prej katër brinjëve,këndeve dhe diagonaleve të barabarta.
Perimetri dhe sipërfaqja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perimetri i një figure gjeometrike merret duke mbledhur të gjitha brinjët e saj. Kështu perimetri i katrorit me brinjë a jepet si:
Syprina e katrorit gjendet lehtë duke parë që ekziston simetria sipas mesit të brinjëve dhe diagonaleve dhe jepet si:
Ekuacioni në rrjetin koordinativ
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tekstet shkollore, lexuesi ndeshet më së shumti me ekuacionin e drejtëzës e më vonë gjatë gjimnazit has edhe funksione më të ndërlikuara. Në fakt ekuacioni i katrorit nuk shfaqet pasi përfshin një veprim joelementar siç janë mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi( ).
Ekuacioni i katrorit me qendër në origjinë, gjatësi brinje dhe të përcaktuar për jepet:
Një mënyrë tjetër e paraqitjes së katrorit është me anë të ekuacionit:
Kjo vijë paraqet një katror me qendër në pikën dhe një diagonale me gjatësi .