Jump to content

Klan Sport

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klan Sport është një grup kanalesh sportive, në pronësi të televizionit Klan që transmetonin ekskluzivisht ndeshjet e kampionatit UEFA Euro 2024.[1]

Grupi i kanaleve përbëhet nga 2 kanale: Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2. Kanalet jepnin ndeshje LIVE dhe ritransmetim të ndeshjeve sportive të kaluara të europianit. Kanalet ishin të aksrsueshme në platformën Tring (satelitor dhe iPTV OTT) dhe në të gjitha platformat kabllore, satelitore dhe iPTV OTT të tjera, pasi kanalet Klan dhe Klan Plus kishin të drejtë të transmetonin ndeshjet vetëm në rrjetin tokësor.

Kanalet ishin në transmetim gjatë kohëzgjatjes së kampionatit (14 Qershor-14 Korrik).

  1. ^ "TV Klan blen të drejtat ekskluzive për Euro 2024". TV Klan.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)