Klasifikimi i Galaktikave
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Objektet e shtirura dhe konfuze të quajtura dikur "mjegullnaja" nuk ishin yje, janë vrojtuar natën në qiell që në shekullin e XVIII.Se ç'përfaqësonin ato,kjo ishte objekt i një diskutimi të ndezur shkencor deri në shekullin e XX.Përgjigja duhet të priste zbulimin e teleskopëve shumë të fuqishëm (me afërsi zbërthyese të madhe), dhe krijimin e metodave teorike për të llogaritur distancat nëpërmjet vëzhgimeve të kryera me këta teleskopë. Aty nga mesi i viteve 20-të të shekullit XX.Edvin Hubble përdori tleskopin me diametër 2.5 m të malit Wilson(SHBA),më i fuqishmi në atë kohë,për të matur intensitetin e disa yjeve të rrallë,të quajtur cefeidë të ndryshueshëm,të cilët ai i zbuloi në 3 "mjegullnaja".Për këta cefeide ekziston një relacion që lidh periodën e ndryshimit të intensitetit me ndriçueshmërine e dukshme si dhe me distancën nga Dielli. Ata janë "çelësi kryesor" për të llogaritur distancat astronomike.Ylli Polar,për shembull është një cefeidë i ndryshueshëm.Hubble gjeti se një nga këto 3 "mjegullnaja",e quajtur mjegullnaja e madhe e Andromedës,ndodhej në një distancë 2*10^6 vite-drite nga Toka.Ai shumë shpejt arriti të shpjegojë se "mjegullnajat"ishin në fakt,galaktika shumë të ngjajshme me Galaktikën tonë,siç qe e menduar 150 vjet më parë nga filozofi Emmanuel Kant. Sipas Huble-it,ato ndodhen jashtë galaktikes sonv,sec qe e menduar 150 vjet më parë nga filozofi Emmanuel Kant. Sipas Hubble-it ato ndodhen jashtë Galaktikës në distancë të madhe.Zbulimi i Hubble-it të çon në fushën e kozmologjisë,që ka të bejë me studimin e universit. Pasi zbuloi se "mjegullnajat" ishin, në fakt,galaktika të largëta,Hubble kreu një studim sistematik mbi një numër të madh galaktikash të dukshme.Ai zbuloi se të gjitha(përvec një numri të vogël),përfshiheshin në 4 kategori (tipa) kryesore. Pjesa më e madhe e tyre kanë formë gjeometrike të rregullt dhe paraqiten në dy tipa:galaktika eliptike,që kanë formë të ngjajshme me një top regbije,dhe galaktika diskoidale(në forme disku).Nga ana e tyre,galaktikat diskoidale ndahen në dy nën tipa:galaktika spirale normale dhe galaktika spirale me vija.Një pjesë e vogël e galaktikave pa formë të rregullt,u quajtën nga Hubble galaktika të çrregullta. Në figurë tregohen shembuj të ndryshëm të galaktikave.
Përveç ndyshimeve në formën e tyre gjeometrike,katër tipat e galaktikave kanë edhe ndryshime tjera.Një pjesë e lëvizjes së yjeve në galaktikat spirale është në lëvizje rrotulluese rreth qendrës së galaktikës,ndërsa lëvizja e yjeve në galaktikat eliptike është,përgjithësisht,e çfardoshme(me një përberse rrotulluese fare të vogel).Galaktika eliptike janë më të vogla se Galaktikat spirale.Ato kanë një diametër të barabartë me rreth 20% të diametrit të një galaktike spirale mesatare(sic është galaktika jone) dhe një masë sa 1/1000 e masës së tyre.