Klodiana Keco

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Klodiana Keco lindi në Tiranë, ku edhe u diplomua nga Akademia e Arteve, dega Dramë. Është një aktore, regjisore dhe dubluese.

Keco ka fituar Çmimin si "Aktorja më e mirë protagoniste" në festivalin teatror të të rinjve, viti 2009. Rolet e saj më të spikatur janë "Ana Kristi" nga E. O'Neill; Xhulia tek "Morsa" nga L. Pirandello; Antonia tek "Çifti i Shqyer" (Copia Aperta) nga D. Fo; Natalia Ivanovna tek "Tri Motrat" nga A. Checkov.

Ajo është e njohur edhe për dublimet e filmave artistikë dhe multiplikativë. Ka dubluar zërat e aktoreve me famë ndërkombëtare si: Julia Roberts, Lindsay Lohan, Hilary Duff, Anne Hathaway etj. Te telenovela Famë dhe Dashuri ajo e ka dubluar Elieta.

Në vitin 2012, Klodiana Keco ka dubluar zërin e Meridës tek filmi Rebelja, si dhe atë të Anës tek filmi Mbretëresha e Dëborës në vitin 2014.

3Stooges.jpg Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.