Koço Kosta
Jump to navigation
Jump to search
Koço Kosta, (1941, Suhë - jeton), është shkrimtar shqiptar.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Koço Kosta lindi në vitin 1941 në Suhë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Gjirokastër. Në Tiranë vazhdon shkollën e mesme ekonomike dhe më pas nis studimet në Fakultetin Histori-Filologji kohë kur shkruan tregimin e parë "Në rrugë". Vjen pas tij "Shënime përmes shiut" një libër me reportazhe, portrete, skica. Me "Unë dhe komiti" merr çmimin e parë në konkursin kombëtar të letërsisë me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Me të mbaruar studimet emërohet mësues në fshatin Picar. Në 1973-in romani "Qafa e Botës" shpallet më i miri në një përvjetor tjetër kombëtar, por ndalohet pas Plenumit IV si roman i gabuar ideologjikisht.
Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Absurdi
- Nata e Sofie Kondilit Roman
- Paradite me Shi
- Tregime te Zgjedhura
- "Qafa e Botës"
- "Dademadhja"
- "Bisedë në mesnatë"
- "Buka e një stine me borë"
- "Era e udhëve".
![]() |
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |