Koncepti
Koncepti është një emërtim që rrjedh nga shprehja latine "cum capio" (= kap, mbledh tok) dhe nënkupton një ide abstrakte apo një shenjë (simbol) mendore, e shoqëruar me një përgjigje riparaqitëse në gjuhë ose simbologji si p.sh. një fjalë, që shënon të gjitha gjërat në një kategori të dhënë ose klasë të njësive, ngjarjeve, dukurive, ose lidhjeve mes tyre.
Një koncept është një njësi njohëse e kuptimësisë e përbërë nga njësi të tjera të cilat veprojnë si një veçori e konceptit.
Domethënia e "konceptit" hulumtohet në shkencat njohëse, metafizikë, dhe në filozofinë e mendjes. Fjala "koncept" u përdor gjatë viteve 1554–60 (lat. conceptum - kaptim), por çfarë sot termëzohet "teoria klasike e koncepteve" është teoria e Aristotelit mbi përkufizimin e termave.