Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste)
Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste, është një rrjet ndërkombëtar i partive komuniste Hoxhiste, marksiste-leniniste që mbështesin linjën e liderit shqiptar Enver Hoxha dhe Partisë së Punës së Shqipërisë. Prandaj këto parti janë pjesë e tendencës brenda politikës marksiste-leniniste të njohur si anti-revizionizëm.
Ky grupim njihet si Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Bashkim & Luftë), ose Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhiste) për tu dalluar nga organizata me të njëjtin emër e cial mbështet Maoizmin, Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Buletini ndërkombëtar) ose Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Maoiste).
KNPOML ka takim të përgjithshëm një herë në vit. Po ashtu zhvillohen edhe takime rajonale në Evropë dhe Amrikën latine çdo vit. Organi teoretorik i Konferencës, Bashkim & Luftë, botohet çdo gjashtë muaj në disa gjuhë.
Anëtarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktualisht Konferenca ka 20 anëtarë. Shqipëria u largua nga Konferenca në vitin 1991.
- Benini, Parti communiste du Bénin
- Brazili, Partido Comunista Revolucionário
- Burkina Faso, Parti communiste révolutionnaire voltaïque
- Kili, Partia Komuniste e Kilit (Veprimi proletar)
- Kolumbia, Partido Comunista de Colombia (Marxista-Leninista)
- Bregu i Fildishtë, Parti Communiste Révolutionnaire de Côte d'Ivoire
- Danimarka, Arbejderpartiet Kommunisterne
- Republika Dominikane, Partido Comunista del Trabajo
- Ekuadori, Partido Comunista Marxista-Leninista de Ecuador
- Franca, Parti communiste des ouvriers de France
- Gjermania, Kommunistische Partei Deutschlands (Roter Morgen)
- Greqia, Lëvizja për riorganizimin e Partisë Komuniste të Greqisë 1918-1955
- Irani, Hezb-e Kar-e Iran
- Italia, Circolo Lenin
- Meksika, Partido Comunista de México (Marxista-Leninista)
- Norvegjia, ML-gruppa Revolusjon
- Spanja, Partido Comunista de España (marxista-leninista)
- Tunizia, Parti communiste des ouvriers tunisiens
- Turqia, Türkiye Devrimci Komünist Partisi
- Venezuela, Partido Comunista Marxista-Leninista de Venezuela
Ish-anëtarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shqipëria: Partia e Punës e Shqipërisë (deri në 1991)
- Venezuela: Partido Bandera Roja (deri në 2005)
- Italia: Organizzazione per il Partito Comunista del Proletariato d'Italia (deri në 2002)