Kopshtari i Paepshëm
Kopshtari i Paepshëm është një roman (2001) nga John le Carré. Në të rrëfehet historia e Xhastin Kuejëllit, një diplomat britanik, gruaja aktiviste e të cilit vritet. Duke besuar se pas vdekjes fshihet më shumë nga ç'duket, ai nuk resht së kërkuari të vërtetën, që del të jetë një komplot ndërkombëtar burokracie të korruptuar dhe të ardhurash farmaceutike.
Përmbledhja e intrigës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhastin Kuejëlli, një diplomat britanik në Najrobi, mëson se e shoqja, Tesa është vrarë teksa udhëtonte me një mikun e saj doktor, në një zonë të izoluar të Afrikës. Duke hetuar fill i vetëm, Kuejëlli zbulon se vrasja e saj, që në pamje të parë duket se është bërë nga miku me t cilin udhëtonte, ka rrënjë edhe më të thella.
Xhastini zbulon se Tesa ka gjetur fijet e një skandali ku përfshihen korporata. KVH (Karel Vita Hudson), një kompani e madhe farmaceutike, po bën prova klinike rreth një ilaçi që lufton tuberkulozin, i cili me sa duket ka efekte vdekjeprurëse. Por në vend që t'i ndihmojë mjekët që të fillojnë nga fillimi testimin e ilaçit ne fjalë, KVH mbulon efektet anësore që shfaqen tek pacientët, duke u përpjekur që të rregullojë dëmet para se ta hedhë në treg, duke i shndërruar kështu në kavie eksperimentale banorët e botës së tretë.
Kështu, Xhastini fillon të bredhë nëpër botë, shpesh nën identitete të rreme, në mënyrë që të ndërtojë rrethanat që çuan në vdekjen e Tesës. Por teksa përpiqet të mbledhë së bashku fragmentet e raportit përfundimtar të saj, ai zbulon nëpërmjet një OJF gjermane që kontrollon kompanitë farmaceutike, se rrënjët e komplotit shtrihen shumë më thellë : në një stacion ndihmash në Afrikë dhe ca më keq, deri tek politikanët e korruptuar britanikë dhe tek Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë, të cilit ai i ka besuar gjithë këto vite.
John le Carré shkruan në një shënim në mbyllje të librit : "Por mund t’ju them, që teksa udhëtoja nëpër xhunglën farmaceutike, kuptova se në krahasim me realitetin, rrëfenja ime ishte po aq gojëmbël, sa edhe një kartolinë Krishtlindjesh."[1]. Libri i është kushtuar Yvette Pierpaoli, një aktivisteje franceze që humbi jetën gjatë punës së saj të bamirësisë [2].
Romani tani gjendet edhe në gjuhën shqipe, botuar nga Botimet Max dhe përkthyer me mjeshtëri nga Anxhela Çikopano.
Reagimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libraritë në Kenia ngurruan ta nxirrnin librin në shitje.[3]
Përshtatje filmike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kopshtari i Paepshëm u bë edhe film The Constant Gardener (film) me regji të Fernando Meirelles, dhe aktorë kryesorë Ralph Fiennes e Rachel Weisz në gusht të vitit 2005 nga Focus Features. Filmi nxori fitime prej $33,565,375 në SHBA ($82,466,670 në mbarë botën) dhe nuk u lejua nën moshën 16 vjeç.[4].
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ le Carré, John (2005). The Constant Gardener. Pocket Star. Afterword. ISBN 1-4165-0390-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Honan, William H. (20 prill 1999). "Yvette Pierpaoli, 60, Aid Worker Who Devoted Life to Refugees". The New York Times.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Adventures of a Book in Africa | Standpoint". Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2010. Marrë më 24 tetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ IMDB page for The Constant Gardener