Kosovare Asllani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kosovare Asllani
Kosovare Asllani Oct 2013 (2).jpg
Të dhënat personale
Emri i plotëKosovare Asllani
Data e lindjes (1989-07-29) 29 Korrik 1989 (30 vjeç)
Vendi i lindjesKrisianstad, Suedi
Gjatësia1,66 m (5 ft 5+12 in)
PozicioniSulmuese
Informacionet për klubin
Klubi aktualManchester City W.F.C.
Numri7
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2007-2009Linköpings FC37(21)
2010Chicago Red Stars13(2)
2010-2011Linköpings FC26(7)
2012Kristianstads DFF15(7)
2012-2016Paris Saint-Germain Féminines59(39)
2016-Manchester City W.F.C0(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Kosovare Asllani (lindi më 29 korrik 1989) është shqiptare nga Kosova e cila luan për Manchester City W.F.C dhe për kombëtaren suedeze.

Jeta dhe karriera[redakto | përpunoni burim]

Kosovare Asllani është shqiptare nga Kosova, e lindur në KrisianstadSuedi. Ajo u rrit duke luajtu futboll dhe hokej, por ajo zgjodhi që të luaj në futboll. Në moshën 15 vjeçare, ajo filloi karrierën e saj në Vimmerby IF. Gjatë kohës kur ishte në Vimmerby IF, ajo shënoi 49 gola në 48 ndeshje. Në vitin 2007, ajo shkoi që të luaj për Linköping FC. Më 4 dhjetor 2009, skuadra amerikane Chigago Red Stars ka konfirmuar se e kanë nënshkruar Kosovaren nga skuadra suedeze Linköpink FC. Asllani ka luajtur vetëm një sezon në këtë skuadër. Pas sezonit, Asllani kthehet në Linköping FC.

Në dhjetor 2011, Asllani shkon në vendlindjen e saj Krisianstad për të luajtur për Kristianstad DFF. Pasi që kontrata e saj përfundon, Asllani shkon për në Paris për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare në skuadrën PSG Feminines.

Në instagram, Asllani thotë se kontrata e saj në PSG Feminines ka përfunduar, ku ajo luajti për tre vjetë e gjysmë.

Nga 22 janari 2016, ajo luan për Manchester City W.F.C ku thuhet se e kanë nënshkruar një kontratë dy vjeçare.