Jump to content

Kostandin Koçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kostandin Koçi ka lindur më 29 janar 1995, në Kavalla, nga prindër shqiptarë. Babai, Sokrati, është nga fshati Piqeras dhe nëna, majlinda, nga Saranda. Filloi të luajë pingpong në moshën 8-vjeç, që i përket klasës së dytë, ose vitit 2003. Talentin e tij e zbuloi trajneri greko-çek Perikli Stavropulos, një nga pingpongistët e shquar çekë të para disa dhjetëvjeçarëve. Kanë kaluar thuajse 4 vjet, qysh nga dita e parë e nisjes së stërvitjes së rregullt me ekipet zinxhir të Kavallës, rajoni verior i Greqisë dhe sot, Kosta ka arshivuar titujt kampion i Greqisë së Veriut, me qendër në Selanik, si dhe në kampionatin e para të rinjve, zhvilluar në 19 maj në Athinë, ka zënë vendin e tretë në takimet individuale, vendet e dyta në çiftet djem dhe vendin e dytë në konkurrimin e përzier, çiftet djalë-vajzë. I pyetur për ëndrrën dhe dëshirën e tij, se deri ku duhet të arrijë si sportist, thotë se “dua të bëhem lojtar kampion, pjesëtar i skuadrës kombëtare të Greqisë dhe nëse do të më kërkojë Shqipëria ta përfaqësoj, do të kisha shumë dëshirë të vishja uniformën kuq e zi. Kjo është ëndrra ime”. Mësimet në shkollë i merr në gjuhën helene, por flet shumë mirë shqipen, gjë që e quan meritë të prindërve dhe vëllait më të rritur. Sot gjendet para “dilemës” të vazhdojë pingpongun, apo të hyjë në shkollën sportive, pasi e kanë kërkuar edhe skuadrat e para të rinjve në atletikë, basketboll, volejboll, ku premton për rezultate të nivelit të lartë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]