Kostandin Leka
Kostandin M. Leka (Trieste, 1932 - 2013) ishte fizikan, shkrimtar fantastiko-shkencor, specialist i foto-kinematografisë dhe sistemeve multimediale-audiovizive, krijues në radio dhe televizion. Kostandin Leka si e thërrisnin me nderim kolegët Profesor Leka është dhe ati i kantautorit të njohur Gjergj Leka. Autori lindi në Trieste të Italisë nga nënë italiane (triestine) dhe baba shqiptar nga Durrësi, për arsye se familja e atit kishte emigruar për arsye ekonomike në Trieste. Por, shumë shpejt u kthyen familjarisht në Durrës, ku filloi klasat e para të shkollës fillore. Pas mbarimit të gjimnazit iu dha e drejta e studimit në Institutin e Lartë Bujqësor, i cili sa ishte hapur. Duke pasur që në vogëli pasionin e aparaturave dhe i dalluar në degën e Fizikës, pranoi ta shkëmbente me studimin në Institutin Dyvjeçar Matematikë-Fizikë, duke përfunduar pastaj Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë me temën "Mbi rritjen artificiale të kristaleve".Kostandin Leka, i cili që nga viti 1990 ishte vendosur në Trieste të Italisë, së bashku me të shoqen, këngëtaren e njohur klasike, Rozmari Jorganxhi dhe familjen njihet për romanet fantastiko-shkencore dhe sidomos në programet Radiotelevizivë në RTSH dhe në konkurset shkencore si organizues sipas një skenari spektakël me muzika të zgjedhura, këngëtarë dhe dramatizime me aktorë të njohur të kohës.
Jeta profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në vitin 1989 ka qenë profesor fizike e matematike, fillimisht në Politeknikumin “7 nëntori” e më pas në Universitetin e Tiranës. Por aktivitetin parësor e ka zhvilluar në drejtim të teknikave audiovizive duke ngritur dhe drejtuar Qendrën e Teknikës Audiovizive, që ishte e vetmja qendër që prodhonte në vend diapozitiva dhe kinofilma për mësimin dhe shkencën. Për këtë aktivitet u specializua jashtë shtetit, mbrojti tema shkencore dhe u vlerësua me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1980 fitoi çmimin e parë për ciklin me tregime shkencorë popullorë "Niku Elektriku" në revistën "Fatosi" dhe po këtë vit ka botuar novelën fantastiko-shkencore "Udhëtim në zemër të hidrocentralit" për adoleshentë.
Librat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lexuesi i pasionuar shqiptar e kujton për novelën fantastiko-shkencore Udhëtim në zemër të hidrocentralit botuar vite më parë.
- Si u bëra i padukshëm, 2009 - romani i gjinisë fantastiko-shkencore i shkruar nga ish-pedagogu i fizikës së Universitetit të Tiranës, Kostandin M. Leka ishte një rikthim në letërsi i autorit, mbasi ky nuk ishte libri i parë i tij.
- Një jetë në shtjelljet e krijimtarisë - pedagogu sjell në këtë libër të tij të fundit gjithë krijimtarinë e tij ndër vite dhe kontributin në fizikë, audiovizion, fotografi, kinematografi, televizion, muzikë, etj. Pas një heshtje të gjatë në periudhën e diktaturës, Leka vendosi të tregojë krijimtarinë e tij komplekse dhe vlerat e tyre në respekt të së vërtetës, duke nxjerrë në pah ndërkohë edhe arritjet e disa institucioneve në vend, mes tyre edhe të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Leka ka qënë një nga bashkëpuntorët që kontribuan për modernizimin e laboratorit fotografik të ATSH-së, në fillim të viteve 80-të. Libri me kujtime i Kostandin Lekës tregoi bashkëpunimin dhe kontributin e tij në këtë laborator, unik jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.
- Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes - vepra e fundit e autorit falë punës së poeteshës së njohur të Festivaleve Zhuliana Jorganxhi e cila e redaktoi romanin fantastiko-shkencor. Romani eshte i gjinise fantastiko-shkencore, gjini në të cilën ka shkruar siç është dhe romani i tij i parë "SI U BËRA I PADUKSHËM" botuar në Shqipëri më 2009 dhe në Itali më 2012 (italisht) Come sono diventato invisibile.
Subjekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Personazhi kryesor i librit Si u bëra i padukshëm sipas një eseje të Skifter Këlliçit është Liriani, djalosh i dhënë shumë pas kërkimesh shkencore. Ai po merret me rritjen artificiale të kristalit të kripës së gjellës (NaCl), që e njeh çdo lexues që ka mbaruar qoftë shkollën tetëvjeçare.
- Gjatë kërkimeve ai sheh se kur rrezet e dritës së bardhë, depërtojnë dhe dalin nga ky kristal, ndryshe nga kristalet e mëparshme, zbërthehen me ngjyra të ylberit, ndaj ai e quan atë kristali me ngjyra. Me punimet e Lirianit njihet shkencëtari rus, Smirnov, e shoqja e tij, Eva, asokohe miq tanë, të cilët interesohen shumë për to.
- Ndërkohë, Iliriani arrin të zbuloje se shkaku i prodhimit të kristalit më ngjyra është harku elektrik dhe se shkaku i formimit të shkarkesës së tij është mungesa e tokëzimit, sepse, sapo vendosej ky tokëzim, këto kristale ktheheshin me ngjyra bardhë e zi. Këto arritje të tij vlerësohen nga Smirnovi dhe eprorët e vet në Moskë si shumë të rëndësishme.Dhe ja, pritur, Liriani caktohet të shkojë në Paris për blerjen e disa aparaturave të reja për laboratorin e Institutit ku punon. Këtu nisin të papriturat.
- Në aeroportin e Romës, në vend që ta shohë veten në një avioni të tipit francez, Karavel, me të cilin do ta fluturonte për në Paris, e sheh në një avion rus, Tupolev. Ja, pra sepse interesohej Smirnovi, me gruan e tij, Evën, në grackën e të cilëve ka rënë Liriani. Shkencëtarët rusë të Institutit KGU e këshillojë të bëjë një seri eksperimentesh në fushën e rritjes së kristaleve nën ndikim e fushës elektromagnetike, pa mundur të zbulojnë se shkaku i formimit të ngjyrave të kristaleve, është tokëzimi, të cilin Liriani vazhdon ta mbajë të fshehtë ndaj kujtdo.
- Por befasitë nuk kanë të sosur. Kur Iiriani e sheh veten përsëri në Romë e që andej në Paris, që të vazhdojë misionin e tij për blerjen e aparaturave, bie në kthetrat e një shoqate tjetër, por, këtë radhë amerikane cila, edhe ajo, është e interesuar për zbulimin e tij. Kështu, në vend që ta nisë për në Paris, ajo e dërgon në Nju Jork.Atje shkencëtarë amerikanë kërkojnë të dinë nga Liriani të gjitha veprimet që ai kryer për rritjen e kristalit në laboratorin e tij. Por as atyre nuk u shkon ndërmend se sekreti qëndron te tokëzimi, shkak banal, që mund të shkaktohet vetëm në laboratorët e vjetër te Albas, ku përdoren pllaka dhe bulona të ndryshkur që nga periudha e para Luftës, siç thekson autori.
Arti dhe Shkenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga fëmijëria e hershme, kur në Trieste tek laboratori i dajës, për të parën herë u vu në kontakt me aparatura dhe fenomene elektrikë. Bleu menjëherë një aparat fotografik dhe një kinematografik, që nuk i ndau më nga dora përgjatë gjithë jetës. Madje jetoi me to.Gjithashtu prej kësaj moshe nuk iu ndanë dhe leximet e vazhdueshme të revistave për fëmijë dhe më vonë librave popullorë shkencorë me tematika nga më fantastike dhe aventurore të shkencës.Kurse pasionin për artin në përgjithësi dhe veçanërisht të muzikës klasike e trashëgoi nga nëna, që e vinte në gjumë me tregimin e subjekteve të operave dhe duke i kënduar ariet e tyre kryesore. Për herë të parë në një shfaqje opere ka qenë në Teatrin e Operës së Triestes në moshën gjashtë-shtatë vjeç.