Jump to content

Kozeta Mamaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Kozeta Mamaqi (1946) është një ndër gazetaret më të njohura tiranase. Kozeta profesionin e bëri me shumë pasion, mirëpo ngjarjet e lidhura në kohën e diktaturës i japin jetës të saj një kahe krejtësisht tjetër. Zëri, profesionalizmi dhe gjuha e pastër e Kozeta Mamaqi ne Radio Tirana do të jetoj përgjithmonë në kujtesën e dëgjuesve pasi që Kozeta është duke bërë jetë pensionisteje.

Kur ishte në gjimnaz Kozeta Mamaqi e prirë nga dëshira e madhe për t’i ndihmuar njerëzit donte që me profesion të bëhej kirurge. Mirëpo babi i saj, Dashnor Mamaqi, i cili në atë kohë ishte kryeredaktor i “Zërit të Popullit” kishte dëshirë që e bija të ndiqte rrugën e gazetarisë. Kozeta kishte rrespekt shumë të madh per babën e saj dhe vendosi me dëshirë t’ia dëgjonte fjalën dhe t’ia plotësonte dëshirën.

Pas përfundimit të gjimnazit ajo nisi studimet për gjuhë e letërsi shqipe dhe në të njëjtën kohë ishte duke vijuar edhe kursin për gazetari, ku duhet përmendur që Kozeta ishte e vetmja vajzë në kurs. Kozeta mësimet i kishte marrë nga Dritëro Agolli, Marash Hajati, Hamit Boriçi etj., kta janë kokat e gazetarisë së asaj kohe.

Pas përfundimit të universitetit dhe kursit të gazetarisë, Kozeta ishte e planifikuar të punonte në Radiotelevizionin Shqiptar, mirëpo pasi që u fejua ajo fillo karrierën duke punuar në gazetën “Adriatiku” në Durrës. Kozeta punoi në gazetën “Adriatiku” nga viti 1967 deri në vitin 1974. Etapa tjetër në karrierën e Kozeta Mamqit fillon me transferimin e të shoqit në Tiranë, ku ajo punësohet në revistën mujore “Ylli”. Mirëpo në te njejën kohë, në vitin 1975 filluan problemet me të atin ku si shkas i politikës dhe partisë sulmohej familja Mamaqi dhe këtu përfundon edhe karriera e gazetarisë per zonjën Kozeta Mamaqi.

[1]

  1. ^ Gashi, Sanije (2021). Zonjat intelektuale që lanë gjurmë në kulturën shqiptare : tregime jete të grace me karrierë. Prishtinë. fq. 130–136. ISBN 978-9951-9000-3-4.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)