Jump to content

Krenar Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krenar Gashi
Emri Krenar
Mbiemri Gashi
Kombësia shqiptare
Shtetësia kosovare, jugosllave
Profesioni gazetar

Krenar Gashi është redaktor i BIRN-it në Kosovë, ku po ashtu koordinon ekipin hulumtues dhe Bursën Ballkanike të Gazetarisë.

Gashi ka punuar për media të ndryshme që nga viti 2000, përfshirë këtu Radiotelevizionin 21, Kohavisionin, si dhe së fundi Radio Televizionin e Kosovës, RTK-në, ku ka themeluar uebfaqen e këtij mediumi publik.

Gjatë vitit 2004, Gashi ka punuar si trajner në një projekt të Internews Kosovës, ku ka trajnuar studentët e gazetarisë për teknikat e gazetarisë në radio.

Gjatë kohës së zgjidhjes së statusit final të Kosovës, Gashi po ashtu ka punuar për gazetën londineze Financial Times.

Ai ka marrë pjesë në shumë trajnime të profilit të lartë, kryesisht në fushën e gazetarisë hulumtuese. Ka vijuar shkollën verore londineze për gazetari hulumtuese si dhe një kurs intensiv për gazetarinë në ueb në Qendrën për Gazetari Hulumtuese të Berlinit.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) e ka shpërblyer Krenar Gashin për storjen më të mirë në mediat e shkruara gjatë vitit 2006. Ndërsa në vitin 2007, Gashi është shpërblyer edhe nga kolegët e tij në BIRN duke fituar çmimin vjetor për raportet e tij hulumtuese, gazetarinë e tij kualitative dhe qasjen inovative.

Raportet hulumtuese të Gashit, të botuara në Balkan Insight, janë publikuar nëpër shumë media tjera të Ballkanit dhe kanë qenë pjesë e ballinave të shumë gazetave.

Aktualisht Gashi vijon studimet master për gazetari dhe komunikim në KIJAC, një institut akademik në Kosovë.